» Situatë e paparashikuar, pasoja shumë të rënda/ Pse koronaviurusi pagëzohet “mjellma e zezë” e financave? Sa pritet të zgjasë paraliza

Situatë e paparashikuar, pasoja shumë të rënda/ Pse koronaviurusi pagëzohet “mjellma e zezë” e financave? Sa pritet të zgjasë paraliza

“Mjellma e zezë” në terminologjinë e financave përdoret për situata të paparashikuara me pasoja të rënda. Ekonomistët ndërkohë diskutojnë, se sa të rënda mund të jenë pasojat e epidemisë së virusit korona.

Kur në fund të janarit Gilles Guibout e pyetën, nëse mund të jetë virusi korona një “mjellmë e zezë”, ai u përgjigj: “Po, ndoshta për firmat, që kanë shumë biznese me Kinën.” Mendimi i tij ka peshë:  Guibout është strateg i aksioneve të Axa Investment Managers në Europë, një administrues pasurishë me një volum depozitash në vlerën 800 miliardë Euro.

 

 

Kur u prononcua lidhur me virusin strategu i Axa dhe pjesa tjetër e botës së investimeve as nuk mund ta parashikonte, që virusi kishte kohë që po infektonte qindra vetë përreth Milanos. Ndërkohë norvoziteti në tregjet e financave në mbarë botën është rritur ndjeshëm.

Sa kohë virusi korona do të paralizojë ekonominë?

Gjithnjë e më shpesh tani po përmendet mjellma e zezë, kur është fjala për pasojat ekonomike të virusit korona. Me këtë emërtohet një ngjarje krejt e papritur, që ndodh rrallë dhe ka pak gjasa të ndodhë, por që shkakton pasoja të rënda për tregjet e financave dhe ekonominë reale.

Aktualisht gjithnjë e më shpesh bëhen krahasime me krizën botërore para më shumë se dhjetë vjetësh. Edhe më 2008 për botën e financave ishte krejtësisht e paimagjinueshme, që banka kryesuse investimesh në SHBA me histori 150 vjeçare mund të falimentonin. Askush nuk do ta kundërshtonte, që pasojat e falimentimit të Bankës Lehman Brothers do të ishin jashtëzakonisht të mëdha.

Asokohe vala e shokut në tregjet e financave depërtoi duke prekur edhe ekonominë reale. Sot është e kundërta: Mbyllje fabrikash, panaire të anuluara, anulim fluturimesh dhe ndalimi për miliona njerëz që të largohen nga shtëpia e tyre, bëjnë që ekonomia reale të tkurret. Meqënëse si rrjedhojë ndërmarrjet fitojnë më pak, kjo ka pasoja për kurset e aksioneve të tyre e kësisoj ndikon edhe në tregjet e financave.

Qysh prej shpërthimit të virusit korona në Kinë dhe masave të zgjeruara të karantinës që ka marrë udhëheqja e shtetit dhe e partisë Republika Popullore si motor i koniunkturës botërore po mungon në shumë sektorë. Ish-shefi i Bundesbank Axel Weber parashikon që ekonomia kineze të tkurret në tremujorin e parë  me 1,5 përqind, e si rrjedhojë është e thjeshtë të llogarisësh pasojat globale – sepse Kina mbulon gati 20 përqind të rendimetit ekonomik mbarëbotëror.

Mjeshtri hesht

Shpikësi i konceptit mjellma e zezë si një fantazëm për tregjet e financave deri tani nuk është prononcuar publikisht. Nassim Nicholas Taleb, një matematicien financash nga SHBA, ish-profesionist në Wall Street dhe autor bestseller, hesht. Në vitin  2001 autori me origjinë nga Libani përdori në librin “Roli i nënvleftësuar i rastësisë – Budallenjtë e rastësisë” konceptin mjellma e zezë, për të përshkruar ngjarje me pasoja të mëdha në botën e financave.

Kur më 2007 u publikua libri i tij “Mjellma e zezë: Fuqia e ngjarjeve që vështirë s mund të ndodhin”, interesi për të ishte i kufizuar. Vetëm pas falimentimit të Lehman Brothers një vit më vonë vepra e tij u kthye në një bestseller global. DW

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera