» Kishin ardhur nga Italia dhe po ekzaminoheshin për koronavirus, arratisen nga spitali në Maqedoninë e Veriut dy pacientët, kishin shkuar në shtëpi

Kishin ardhur nga Italia dhe po ekzaminoheshin për koronavirus, arratisen nga spitali në Maqedoninë e Veriut dy pacientët, kishin shkuar në shtëpi

Dy pacientë pasdite thyen një dritare ndhe u arratisen nga spitali i Shtipit në Maqedoninë e Veriut. Pacientët kishin ardhur nga Italia dhe ishin paraqitur në spital, konfirmoi për “Telma” ministri i MPB-së, Naqe Çulev.

Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partnerja e tij shtetase kroate të cilët para disa ditëve erdhën nga Italia.

Burri ka pasur simptoma të coronaviursit, ndërsa së bashku me gruan janë dërguar në Shtip në njësinë infektive. Atje pacientët janë bërë agresiv dhe të dy kanë ikur pas që thyen dritaren.

Ata janë zbuluar se gjenden në shtëpinë e tyre në Vinicë, ku sipas MPB-së, së bashku me ekspertët nga Instituti për Shëndet Publik po përpiqen që t’i kthejnë në spital.

360grade.al

farma
Videoeditoriali i Zhejit/ Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve…

Të tjera