» Dyshime për rast të dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shoferi i furgonit që transportoi gruan e infektuar nga Italia ka simptoma

Dyshime për rast të dytë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, shoferi i furgonit që transportoi gruan e infektuar nga Italia ka simptoma

Një rast i dytë me koronavirus mund të konfirmohet në Maqedoninë e Veriut dhe ka lidhje me rastin e parë të shfaqur. Mediat maqedonase raportojnë se shoferi i furgonit i cili transportoi gruan e cila kishte qëndruar në Itali dhe më pas rezultoi me koronavirus ka simptoma.

Deri tani kanë qëndruar 11 personat që ishin në furgon me 50- vjeçaren si dhe disa familjarë të saj por autoritetet dyshojnë tek shoferi i furgonit dhe e kanë shtruar menjëherë në spitalin e Strumicës.

Ndërkaq 50- vjeçarja e cila kishte ardhur në Maqedoninë e Veriut më 22 shkurt nga Italia dhe u konfirmua me koronavirus është e izoluar dhe në gjendje stabile.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera