» E premte 28 Shkurt/ Ja surprizat e motit

E premte 28 Shkurt/ Ja surprizat e motit

E premte, 28 Shkurt 2020. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.27) dhe nesër (e premte, dt.28) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Në qarqet e tjera, priten reshje të dobëta por lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zonat malore, në veri të vendit priten reshje dëbore në lartësi 300 m mbi nivelin e detit dhe 500 m mbi nivelin e detit në pjesën tjetër të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.28) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 13 °C

në vendet e ulëta: 5 / 12 °C

në vendet malore: -3 / 5 °C

ERA

Nesër (e premte, dt.28) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet.

360grade.al

farma
Videoeditoriali i Zhejit/ Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve…

Të tjera