» Presidenti Meta: Rama është autor i puçit të shtetit

Presidenti Meta: Rama është autor i puçit të shtetit

Në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu presidenti Ilir Meta sqaroi se pse e ka thirrur popullin me 2 mars, por shtoi se autori i puçit të shtetit mbetet kryeministri Rama.

“Institucionet nuk funksionojnë. Presidenti i ka bërë të gjithë gjërat si zyrtar serioz. Çfarë të bëjë Presidenti kur parlamenti, KED dhe qeveria bëjnë puç kundër presidentit, nuk mund të pushtohet me grusht shteti presidenti.
Nëse shqiptarët thonë se duke pritur e duke fjetur e duke parë telenovela do vijë ndonjë mrekulli… unë tani e kam, të qartë se pupulli do të vendosë legjitimitetin. Në 2 mars do ndodhë manifestimi më i bukur ku qytetarët do të dalin për legjitimitetin. Janë të ftuar të gjitha partitë” – tha Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar revolucion, nëse sipas tij, nuk do të funksionojë Prokuroria e Posaçme, për të zgjidhur ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha me tone të ashpra se më 2 mars do të dëgjojë popullin shqiptar. “Unë në shesh do t’i drejtohem popullit, do ta dëgjoj. Unë i shfrytëzova të gjitha mundësitë e mia.
Do të përshkallëzojë veprimet. Unë e kam të bindur se populli shqiptar e ka të qartë se tani është një betejë finale për të rivendosur rendin kushtetues, demokratik e llogaridhënës”, tha Meta.
Më tej, Kreu i Shtetit shtoi se nuk jep dorëheqjen, pasi sipas tij, do të vijë Baton Haxhiu të bëhet President i Shqipërisë.
“Të ik unë e të dal Batoni Presidenti i Shqipërisë. Nuk iki dot, jam betuar mbi Kushtetutë. Presidenti i Rumanisë vajti e protestoi”, theksoi Presidenti.

Presidenti Meta ka sqaruar skemën, që sipas tij, tregon manipulimin e botimit të aktit të KED në Fletoren Zyrtare nga ministrja Gjonaj. Sipas Kreut të Shtetit, ky është një krim i rëndë, që mund të hetohet për 10 minuta.
“Ky është krimi më i rëndë dhe më i lehtë për t’u hetuar, 10 minuta punë do. Mos të merremi me këtë zonjën falsifikatore. Nuk merrem me reagimet e saj. Ajo ka rrëmbyer kompetencat e mia”, tha Meta.

Meta: Si mund të merem unë me një falsifikatore, e para. E dyta, gjuha ime është shumë korrekte. Ajo më ngatërron me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin me njera tjetrën.

Fevziu: Si ta zgjidhin, Zonja Kryemadhi është bashkëshortja juaj, është kryetare e partisë që keni krijuar ju…
Meta: Bashkëshorte, është në shtëpi, nuk është në sjelljen time si president. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët tek SPAKU. Nuk do të ketë asnjë ditë ndalesë pa zbardhjen e kësaj afere kriminale, një krim kushtetues, që përfshin kuvendin, gjyqësorin, ( që është Dvorani) dhe Ministrinë e Drejtësisë që duhet te jetë garante e respektimit të kushtetutës dhe ligjit. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Është e barabartë me Kushtetutën vetë. Një Gjykatë Kushtetuese me filmat që bën Dvorani, që bën kjo zonja, që bëjnë të gjithë ata Sekretarët e Përgjithshëm atje, e bëjnë këtë kushtetutë të shenjtë, një letër pa vlerë dhe pa asnjë rëndësi.
Fevziu: Ajo zonja është Ministrja e Drejtësëisë së Shqipërisë, që pretendon se Presidenti ka një hall të madh me reformën në drejtësi.
Meta: Presidenti i ka kapur në flagrancë, jo për meritë të presidentetit, se i ka pralajmëruar para dy vjetësh, po luani me Gjykatën Kushtetuese, po e lini vendin pa Gjykatë Kushtetuese, vetëm që të merrni kontrollin e saj dhe tek Gjykata Kushtetuese u kam thënë: vijë e kuqe, e kuqe flakë.

360grade.al

farma
Videoeditoriali i Zhejit/ Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve…

Të tjera