» Ngacmohej vazhdimisht në shkollë, nëna tregon fjalët e fundit të djalit të saj 15 vjeçar që i dha fund jetës

Ngacmohej vazhdimisht në shkollë, nëna tregon fjalët e fundit të djalit të saj 15 vjeçar që i dha fund jetës

Nëna e një adoleshenti, i cili u vetëvra pas ngacmimeve të pamëshirshme në shkollë, ka treguar fjalët e tij të fundit gjatë agonisë.

Julie Steward, 53 vjeç, nga Tonyrefail, Uellsi i Jugut, tregoi se si Simon Brooks, i cili vdiq më 1 prill në 2014, ishte shtrirë në spital pasi mori një koktej me ilaçe dhe e pyeti nënën e tij: “Mama, a do të vdes unë? “

Një shënim vetëvrasës u gjet më vonë në shtëpinë e familjes së tyre, por Julie tregoi se djali i tha se i vinte keq për veprimin drastik dhe ‘dëshironte të mos e kishte bërë atë’.

Julie tha se Simon vuajti nga bullizmi gjatë gjithë fëmijërisë së tij dhe ajo tani po bën fushatë me prindërit e tjerë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të shtyrë qeverinë për të futur ligje të reja që sigurojnë se ankesat nuk duhet të injorohen për të shmangur tragjedi të ngjashme.

Gruaja shton se prej 6 vitesh ndjen dhimbjen sikur ndjeu ditën kur i biri vdiq, duke deklaruar se “ndihem sikur ka ndodhur dje”.

“Për 18 muajt e parë, unë isha si një mumje. Përfundova në probleme mendore dhe u diagnostikova me çrregullim stresi post-traumatik. Duhet të sigurohem që vdekja e Simonit nuk ishte e kotë dhe se ngacmimi duhet të merret seriozisht”.

Julie e përshkroi djalin e saj si një ‘karakter të bukur’ dhe ‘të zjarrtë’ i cili ishte gjithashtu shumë i artikuluar dhe i ndjeshëm.

Ajo tha se ai nuk i kuptonte gjithmonë situatat sociale dhe pranoi se ishte më i qetë të shoqërohej me të rriturit sesa njerëzit në moshën e tij, gjë që ajo beson se e bëri atë një objektiv të lehtë.

Ndërsa Simon kishte një grup miqsh të ngushtë, Julie tha se ai ishte ngacmuar që në shkollë fillore, ku shokët e klasës i vodhën çantën dhe e thërrisnin me nofka.

Kur shkoi në shkollë të mesme, situata u përshkallëzua në dhunë fizike.

Nëna krenare tha se djalit të saj i pëlqente shkolla dhe preferonte teknologjinë dhe dizajnin.

Pak para vdekjes së tij, Julie tregoi se kishin rënë dakord që djali të shkollohej në shtëpi, pasi kishte frikë të shkonte në shkollë në Pontyclun.

25113944-8037289-image-a-10_158253800711725113948-8037289-image-a-7_158253799550925113934-8037289-image-a-6_158253799110625113956-8037289-image-a-12_158253801917825113928-8037289-image-a-3_158253796912425113952-8037289-image-m-5_1582537979889

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera