» Ndodh mrekullia, foshnja që lindi me koronavirus shërohet pa mjekim pas 17 ditësh

Ndodh mrekullia, foshnja që lindi me koronavirus shërohet pa mjekim pas 17 ditësh

Disa javë më parë një grua e prekur nga koronavirusi në Wuhan solli në jetë një fëmijë, i cili rezultoi në bazë të analizave i infektuar me virusin vdekjeprurës.

Por së fundmi mediat e huaja raportojnë se foshnja 17 ditëshe është shëruar nga koronavirusi, duke u regjistruar kështu si pacientja më e vogël në botë e kuruar nga virusi në Kinë.

Foshnja doli nga spitali të premten, pasi u kurua plotësisht pa përdorur asnjë ilaç. Vajza e njohur si Xiao Xiao e kishte infeksionin në sistemin e frymëmarrjes dhe kishte një dëmtim të vogël miokardiak, tha doktori Zeng Lingkong.

Mjekët vendosën që të mos i jepnin antibiotikë pasi simptomat nuk ishin të dukshme dhe lejuan që vajza ta vriste virusin me imunitetin.

“Ajo nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, nuk kollitej dhe nuk kishte temperaturë. Ne i kemi dhënë vetëm trajtim për gjendjen miokardiake”, tha mjeku për CCTV.

Vajza u lejua të shkonte në shtëpi të premten pasdite, pasi rezultatet i dolën negative në tre teste të njëpasnjëshme.

Mjekët në Kinë vazhdojnë të jenë të frikësuar nga mundësia që infeksioni të kalojë nga nënat te foshnjat e tyre në bark.

360grade.al

farma
Videoeditoriali i Zhejit/ Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve…

Të tjera