» Nikollë Lesi: Frika e Rilindjes prej mitingut të 2 marsit dhe alarmi për koronavirusin në Itali

Nikollë Lesi: Frika e Rilindjes prej mitingut të 2 marsit dhe alarmi për koronavirusin në Itali

Qeveria ka ndërhyrë në OBSH, që ajo të nis deklaratë se duhet të ndërpriten gjithë takimet, grumbullimet, ndeshjet etj në Shqipëri dhe më pas kryeministri do të shpallë mënjëherë gjendjen e emergjencës kombëtare duke bllokuar çdo grumbullim, ndeshje sportive, etj.

Rilindja nuk ndjehet aspak mirë për 2 marsin, ku bulevardi do mbushet me popull antiqeveri.

Ilir Meta e ka thirrur mitingun e madh të 2 marsit, njërëzit janë bërë gati për datën, emigrantët shqiptarë njoftojnë në facebook se do të jenë në bulevard kundër kryeministrit Rama, nëpër rrethe po përgatiten duke rezervuar që tani mikrobuzat dhe autobuzat që do vijnë në Tiranë; në Kamëz dhe Tiranë po përgatiten me flamuj kuq e zi për të marshuar, ndërsa alarmi ka kapur Rilindjen.

Surpriza e Ilir Metës do jetë në miting, kur do firmosi një dekret para popullit dhe vendimit të tij për të shkuar në parlament që ta shpërndajë atë më firmën e popullit. Siç dalin burimet nga presidenca.

Realisht është lëvizje e fortë, por kur ke përpara një qeveri dhe një mazhorancë të inkriminuar dhe me ca deputetë idiotë nga radhët e “opozitës së re”, nuk ka zgjidhje tjetër.

As për Ilir Metën e as për popullin.

Ndaj numri i pjesmarrësve do jetë vertetë shumë i madh. Shqetsimi për mitingun dhe pjesmarrjen ka kapluar në grykë kryeministrin, por jo vetëm kryeministrin Rama!

Të shqetsuar ka andej-këtej gardhit të kryeministrisë!

Ndërkohë në vendin fqinjë, Itali, ka zona të caktuara ku qeveria italiane po merret me rastet e koronavirus, e ku shqetsimi natyrisht që vjen edhe në Shqipëri. Dhe duhet të ruhemi, realisht.

Ministria e shendetsisë shqiptare thekson se i ka marrë masat dhe po vazhdon të monitorojë gjithçka. Por Rilindja po fërkon duart nën tavolinë nga përhapja e virusit në Itali, bile lutet të vijë dhe një rast në Tiranë që ta bëjnë zhurmë për të bllokuar mitingun e Ilir Metës.

Por nëse Rilindja lutet për një rast koronavirus, më pas nuk dihet se si e ku përfundojmë, të gjithë!

E përsërisim edhe njëherë se duhet kujdes e kontroll sepse para jetës nuk duhet asgjë. E megjithatë Rilindja po amplifikon rastin italian, por po i servis mediave që ta kenë kryelajm dhe të merren për të krijuar panik. Paniku duhet për Rilindjen.

Qeveria ka ndërhyrë në OBSH (organizata botërore e shendetsisë) që ajo të nis deklaratë se duhet të ndërpriten gjithë takimet, grumbullimet, ndeshjet etj në Shqipëri dhe më pas kryeministri do të shpallë mënjëherë gjendjen e emergjencës kombëtare duke bllokuar çdo grumbullim, ndeshje sportive, etj.

Rilindja në të vertetë mbetet mjeshtre e këtyre skemave që të krijojë panik kur i intereson.

Momentalisht Rilindjes i duhet koronavirusi që të bllokojë mitingun e Ilir Metës me 2 mars. Dhe ndaj po duket sikur po bën namin kundër koronovirusit!

Me 2 mars populli do jetë në Bulevard se do të largojë “koronavirusin rilindas” që është më i rrezikshëm se koronavirusi në Itali!

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera