» Vuçiç i trembet një ultimatumi nga faktori ndërkombëtar për Kosovën

Vuçiç i trembet një ultimatumi nga faktori ndërkombëtar për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç deklaroi se deri në fund të vitit Serbia do të marrë një ofertë nga faktori ndërkombëtar që nuk do të ketë guximin ta refuzojë, por as do të jetë në gjendje ta pranojë.

Ai e parashikon se do të jetë në një pozitë mjaft të vështirë, kështu që do të jenë vetë serbët ata që do të vendosin.

“Do të provojnë të na japin garanci për anëtarësim në Bashkimin Evropian por me kusht që ta njohim Kosovën dhe do të ofrojnë status të posaçëm për serbët në fusha të caktuara”, tha presidenti serb duke shtuar “Për këtë do të pyes pastaj qytetarët e Serbisë.”

Kreu i shtetit serb shtoi se tri vjet më parë kishte hedhur idenë e tij për këtë çështje por nuk ishte pranuar nga serbët, duke ju referuar idesë së tij për “vënien e kufirit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, që nënkuptonte ndarjen e Kosovës.

Në verën e vitit 2018 presidenti serb Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi folën për idetë e “korrigjimit të kufijve”, që solli mjaft reagime.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera