» Alarm në Itali, shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 29 të prekur në spital

Alarm në Itali, shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi. 29 të prekur në spital

Shkon në dy numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Pas një 78-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës një tjeër viktimë shënohet mëngjesin e se shtunës.

Mediat italiane raportojnë se viktima e parë është Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh ishte qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa viktima e dytë është një grua. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.

Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 29.

Deri më tani, koronavirusi u ka marrë jetën 2360 personave në të gjithë botën, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në mbi 78 mijë njerëz./bw

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera