» U kthye nga Kina para 10 ditësh me shenja gripi, ISHP jep detaje për gruan: Pas testimit rezultoi …

U kthye nga Kina para 10 ditësh me shenja gripi, ISHP jep detaje për gruan: Pas testimit rezultoi …

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se një grua e cila kishte ardhur nga Kina në Tiranë para 10 ditësh dhe kishte shfaqur shenja gripale, nuk është identifikuar e prekur me coronavirus. 

“Janë marre masa në pikat kufitare portuale dhe tokësore me ekipe mjekësore dhe epidemiologe që janë në monitorim të situates dhe raportojnë në kohe reale për çdo rast”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ishte prezent në aeroportin e Rinasit.

Në zbatim të task forces së MSHMS datë 27.01.2020, me drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik, drejtues të njësive tona në pikat e kalimit kufitar, përfaqësues të policisë kufitare është shtuar survejanca e sëmundjeve të rënda respiratore në bashkëpunim me gjithë spitalet.

Aktualisht Shqipëria ka një survejancë shumë të mirë të infeksioneve respiratore të rënda si dhe atyre akute në të gjithë vendin dhe sistemi i kapjes së hershme dhe njoftimit të hershëm është i mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri.

ISHP ka një laborator të standardizuar në lidhje me vendosjen e diagnozës së koronaviruseve dhe infeksioneve virale dhe stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike.

Spitali infektiv ka kapacitetet e nevojshme me boxe izolimi për çdo situatë. Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët përsa i takon depërtimit të koronavirusit të ri.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera