» “Bartës i amanetit ‘dielli lind andej kah perëndon”, Gjekmarkaj për Kadarenë: I ktheu gjithçka letërsisë botërore, kapërceu shekujt

“Bartës i amanetit ‘dielli lind andej kah perëndon”, Gjekmarkaj për Kadarenë: I ktheu gjithçka letërsisë botërore, kapërceu shekujt

Në marrëdhënien me pushtetin, Kadare nuk ishte një njeri i lirë, por i dha mundësi lexuesit të tij të ndihej i lirë, në mungesë të lirisë fizike i dha liri shpirtërore, estetike e etike, liri gjykimi e mendimi me një parabol gjeniale, ai lidhi dy kohe, që në fakt ishin e njejta, koha e totalitarizmit duke zbritur ne ujdhesat e perandorisë otomane, në Tabil Sarrajn e saj ai çdo çast e rast i transmetoi bashkëkohësisë, nevojën për liri kundër mendjes së robëruar!

Kudo në Europen lindore ishte më e lehtë të ishe disident, madje në Bashkim Sovjetik të lejonin të ikje në Amerike përgjithmonë, rasti Bukovski, Brodski, Solxhenicin, ndërsa kjo në regjimin e Hoxhes ishte e paimagjinueshme, ndaj disidenca estetike qe realizoi Kadare është unike në Europen e shekullit të kaluar, letërsi e lirë në një vend të robëruar!

Kadare në veçanti, por edhe katër-pesë shkrimtarë të rëndësishëm të letërsisë shqipe janë bijë të letersisë botërore, me perjashtim të Fishtës, që ishte edhe i asaj, por edhe i traditës gego- katolike! Konica i asaj franceze e anglo sanksone, Koliqi i asaj italiane, Poradeci e Kuteli i asaj austro-rumune!

Këta të gjithë morën nga letërsia botërore për të forcuar profilin e tyre kombetar e lokal, ndersa Kadare ja ktheu gjithçka asaj boterore, duke ndertuar paralel dy përmasa, atë kombetare e boterore duke u shnderruar ne njërin prej artikuluesve të saj më të spikatur!

Në plan kombetar Kadare mund të konsiderohet stabilizatori i letersisë shqipe në kuptimin që ai konsolidoi romanin, këtë gjini të rëndë e të nderlikuar të letersisë! E beri këte me cilesi europiane duke kapercyer disa shekuj dhe arritur në nivel barazie me kombet dhe gjuhet e medha!

Po kaq peizazhin urban të kesaj letersie dhe shtresave sociale, aristokracia shqiptare, stemat, emblemat, emrat qytetet e ketij vendi u benë pjesë e guides letrare boterore! Po kaq i duhet njohur merita e rojtarit dhe strukturuesit doktrinar të identitetit europian të shqiptarëve, identitet ky shpesh i vënë ne diskutim dhe i sulmuar, kesisoj mund te shihet si bartes i amanetit “dielli lind andej kah perëndon“ si ideologji shqiptare!


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!