» “Të rrezikshëm, me burgim përjetë dhe me 25 vjet”, Policia e Shtetit nxjerr emrat dhe fotot: Ja pesë më të kërkuarit në vend, pjesë e listës me 50 persona

“Të rrezikshëm, me burgim përjetë dhe me 25 vjet”, Policia e Shtetit nxjerr emrat dhe fotot: Ja pesë më të kërkuarit në vend, pjesë e listës me 50 persona

Policia e Shtetit publikon pese shqiptaret me te kerkuar ne vend, pjese e listes se 50 personave më të kërkuar. 

“Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme”-njofton policia, duke publikuar pese emrat dhe fotot e para.

Sipas Policise, Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.

“Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”-thekson policia.

Ja pese personat me te kerkuar, pjese e listes me 50 persona te rrezikshem qe jane ende ne kerkim

dritan lleshialtin arapieduard kurtigentian takogezim memeti


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!