» BBC për Koronavirusin kinez: Ka dezinformim masiv në internet për origjinën dhe shifrat

BBC për Koronavirusin kinez: Ka dezinformim masiv në internet për origjinën dhe shifrat

Numri i çështjeve të konfirmuara është rritur në 4.500, ndërkohë që vendet si Hong Kongu kanë njoftuar reduktime fluturimesh në Kinën kontinentale për të ndaluar përhapjen e virusit.

Por sikurse përpos përpjekjeve të mëdha për ta ndaluar, virusi është përhapur masivisht në Kinë dhe jashtë saj po ashtu është përhapur dhe dizinformacioni nëpërmjet internetit në të gjithë botën.

Komplotet e shumta janë shfaqur që nga shpërthimi i virusit, për të mos përmendur videot në lidhje me supën e lakuriqit të natës. Ekipi i Monitorimit të BBC ka përmbledhur 5 rastet më të përfolura të cilat përveç se nuk janë të konfirmuara dhe të bazuara në fakte kanë përhapur panik në të gjithë botën:

1- Koronavirusi i ri besohet të ketë dalë nga tregtia e paligjshme e gjallesave detare të egra në tregjet e qytezës së Wuhan. Edhe pse lakuriqët janë emëruar në hulumtimet e fundit nga Kina si një burim i mundshëm i virusit, supa e e bërë me të nuk është veçanërisht e zakonshme në vend dhe hetimet për origjinën e tij të saktë vazhdojnë.

2- Shpërthimi ‘i planifikuar’

Ndërsa Shtetet e Bashkuara raportuan rastin e parë të koronavirusit javën e kaluar, disa dokumente filluan të qarkullojnë në Twitter dhe Facebook që në shikim të parë duket se sugjerojnë se ekspertët kanë qenë të vetëdijshëm për virusin me vite.

3- Komplotet e Bioweapon

Një tjetër pretendim i pabazuar që ka është bërë viral në internet sugjeron se virusi ishte pjesë e “programit të fshehtë të armëve biologjike” të Kinës dhe mund të ketë dalë nga Instituti i Virologjisë Wuhan. Sidoqoftë, asnjë provë nuk ofrohet për asnjë nga pretendimet mbi këtë çështje deri më tani nuk ka prova ose tregues konkret për to.

4- ‘Skuadra spiune’

Një tjetër pretendim e lidh gabimisht virusin me pezullimin e një studiuesi në Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë së Kanadasë. Asnjë nga tre pretendimet në Twitter në lidhje futjen e virusit nga mjekë të specializuar në spitalin e Wuhan nuk është vërtetuar.

5- ‘Videoja e infermieres Wuhan’

Versione të ndryshme të një video “whistleblower”, që dyshohet se janë marrë nga një “mjek” ose “infermiere” në provincën Hubei, kanë mbledhur miliona shikime në platforma të ndryshme të mediave sociale dhe përmenden në raporte të shumta në internet. Por nuk ka baza konkrete që të vërtetojnë nëse janë mjekë të vërtetë apo persona që duan thjesht të përhapin panik dhe të keq informojnë njerëzit. (BBC-Scan)


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera