» Katër këshilla kryesore nga sizmiologët për të mos rrezikuar jetën në rast tërmeti

Katër këshilla kryesore nga sizmiologët për të mos rrezikuar jetën në rast tërmeti

Një tërmet i fortë goditi mbrëmjen e djeshme Tiranën dhe Durrësin duke kthyer edhe njëherë panikun tek qytetarët, pas tërmetit të 26 Nëntorit. Fatmirësisht nga lëkundja me magnitudë 5 e shkallës rihter nuk pati të lënduar apo dëme materiale.

Shumë qytetarë dolën në rrugë pas goditjes, e ca të tjerë e kaluan natën jashtë. Frika ishte e madhe dhe vazhdon të jetë, edhe pse nga sizmologët thuhet se këto janë thjesht pasgoditje të tërmetit të fuqishëm.

Ndërkohë sizmiologu Edmond Dushi në një prononcim pën OraNews ka dhënë katër këshillat më kryesre që duhet t’i ngulitim në mendje për tërmetin.

1- Në momentin që ndodh tërmeti duhet të gjejmë pikat më të forta të strukturës së obejktit ku jeni. Është e kotë të vraponi sepse koha e lëkundjes është e vogel, cështje sekondash. Pastaj me kalimin e lëkundjes kryesore, në mënyrë të qetë dhe të organizuar duhet të dalim nga objektet.

2- Evitoni në mënyrë kategorike ashensoret.

3- Mos qëndroni në sheshet poshtë pallateve apo në mjedise poshtë pallateve pasi jemi prapë të rrezikuar nga objektet që bien nga katet e sipërme ose nga vetë struktura e objektit.

4- Qëndroni në zona të hapura sa më të cliruara nga ndërtesa apo pemë e shtylla, që janë objekte të futura në tokë dhe mund të ndikohen gjatë valëve sizmike.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!