» 3 studentë shqiptarë po kthehen nga Kina/ Silva Bino: Duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë

3 studentë shqiptarë po kthehen nga Kina/ Silva Bino: Duhet të qëndrojnë 2 javë në karantinë

Ministria e Shendëtësisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se 3 studentë shqiptarë, po kthen nga Kina pas shpëthimit të epidemisë së koronavirusit.

“Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Ajo ka kaluar filtrin nga Kina dhe mesa di do të përshkonte rrugën e Romës, më pas në Shqipëri. Kemi dhe disa raste të tjerë. 2 raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore, ose dhe ajrore. Nga të dhënat që kemi nga ambasada jonë, numri i rezidentëve janë 400 në Kinë, ku 60 janë studentë.

Ndërkohë, shefja  e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino  tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë.

“Dhe ata mund të mos jenë të infektuar. Po të kenë një shenjë klinike, ata mund t’i shfaqin…ai nis me temperaturë. Ne periudhë e inkubacionit se dimë nëse infekton apo jo. Ata duhet të futen në karantinë për 2 javë. S’ka asgjë të keqe. Mund të vendoste karantina në spital ose në shtëpi”, tha Bino.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!