» Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

Koronavirusi alarmon botën/ Gazetari shqiptar flet nga Kina për situatën e rëndë

Gazetari shqiptar Edison Myrteza, i cili jeton në Pekin, ka folur sot në lidhje me situatën e rëndë për shkak të koronavirusit, i cili po përhapet me shpejtësi dhe deri tani ka shkaktuar 106 viktima në Kinë, ndërsa disa raste janë shënuar edhe në vende të tjera.

Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit”, gazetari Myrteza tha se jetesa në Pekin është më ndryshe se në zonat e tjera, megjithatë siç thekson ai njerëzit janë të frikësuar.

“Nga informacionet që unë kam parë, mbi 1400 vetë kanë marrë virusin, ndërsa vetëm 1200 në 24 orët e fundit. Situata nuk është e mirë, por jo aq alarmante sa bëhet. Higjena personale është shumë e rëndësishme.

Pekini është shumë i madh, ndoshta është edhe Viti i Ri Kinez të gjithë kthehen në shtëpitë e tyre. Nuk ka shumë njerëz nëpër qytete, nëse do ta përdorësh metronë mund ta përdorësh, por është më mirë të ruash veten. Pekini është shumë i madh.”-tha gazetari.

Po ashtu ai tha se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit nuk është festuar as Viti i ri Kinez.

“Ndoshta në vende të vogla kanë tentuar të festojnë. Por këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ka qenë shumë i vakët.  Njerëzit janë të frikësuar.”-theksoi Myrteza.

I pyetur nga Enkel Demi, nëse do të kthehej në Shqipëri duke iu referuar edhe thirrjes së ambasadës së vendit tonë atje, gazetari tha se kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Pekin, pas fetave të fundvitit që kaloi në Shqipëri.

Kjo pyetje më  është bërë nga qindra të tjerë. Unë sapo kam ardhur se isha në Shqipëri. Është e pamundur ndoshta të lëviz. Pas disa ditësh ne ndoshta do e nisim normalisht punën. Nuk dihet sa është një numër i saktë shqiptarësh. Ambasada nuk ka një databaze për shqiptarët. Kjo duhej bërë shumë vite më parë.

Duhet të ketë databaze për ata që rrinë më shumë se 6 muaj. Nuk dihet, unë nuk mund të them për një numër të saktë. Por kjo duhej bërë shumë vite më parë nuk duhej pritur që të shpërthente virusi. Ndoshta numri i të prekuve mund të jetë shumë më i madh se jepet në media, por ne kemi vetëm median kineze dhe atë do përdorim.”-deklaroi Edison Myrteza.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!