» 360 Gradë/ Alarmi i koronavirusit: Spahiu: 5 milionë njerëz janë larguar nga qyteti Wuhan

360 Gradë/ Alarmi i koronavirusit: Spahiu: 5 milionë njerëz janë larguar nga qyteti Wuhan

Njohësi i kulturës kineze, Iljaz Spahiu ngre shqetësimin e largimit të popullsisë nga qyteti Wuhan ku është shfaqur edhe koronavirusi vdekjeprurës. I ftuar në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora, Spahiu thotë se nëse 10% prej tyre të bartin këtë virus, përmasat do të jenë të mëdha.

Iljaz Spahiu: Kjo epidemi ka qëlluar në kohën e një lëvizje popullsie të jashtëzakonshme në Kinë. Janë larguar 5 milionë persona nga qyteti i Wuhan. Është një shifër alarmante. Sikur të mendosh që sikur vetëm 10% prej tyre mund ta bartin virusin kuptohet çfarë përmasa mund të marrë ky virusi. Duke marrë parasysh faktin që ka qenë në prag të vitit të ri kinez dhe nuk është vërtetuar që në fillim kalimi nga njeriu te njeriu dhe disa masa ekstreme janë marrë me vonesë, reagimi ka qenë i jashtëzakonshëm.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera