» Tërmeti shkatërrues në Turqi, reagon presidenti Meta: Shumë i tronditur nga viktimat, jemi në krah të vendit mik

Tërmeti shkatërrues në Turqi, reagon presidenti Meta: Shumë i tronditur nga viktimat, jemi në krah të vendit mik

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushellimet per gjithe familjaret qe humben njerezit e dashur ne termetit shkaterrues qe goditi dje Turqine duke lene pas viktima dhe deme te shumta. 

Presidenti Meta

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta shkruan se “Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik”.

“Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë”- shkruan Meta, duke shprehur ngushellime per popullin turk dhe Presidentin Erdogan.

Reagimi i Metës

Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.
Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike! 🇦🇱🇹🇷


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera