» “Albin Kurti mund të mos bëhet kurrë kryeministër”, Isa Mustafa: Mund të konstatojmë që s’ka kushte për marrëveshje, afat deri në fundjavë

“Albin Kurti mund të mos bëhet kurrë kryeministër”, Isa Mustafa: Mund të konstatojmë që s’ka kushte për marrëveshje, afat deri në fundjavë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ata janë akoma të hapur për të arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa në një prononcim për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ka thënë se deri në fund të javës duhet të qartësohet përfundimisht se a do të ketë një marrëveshje me Lëvizje Vetëvendosje.

“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është shumë i balancuar që mendojmë se Vetëvendosja duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë.

Mbesim të hapur që të ulemi dhe të bisedojmë, por që kjo bisedë e jona të ketë një përfundim sa më shpejtë – mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet.

Mbesim në këto pozita, por gjithsesi me vullnet që të përfundojnë një marrëveshje që është në dobi të qytetarëve”, tha Mustafa.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!