» Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit

Greqia zgjedh gruan e parë presidente në historinë e vendit

Një gjykatëse do të bëhet Presidentja e parë femër në Greqi.

Kandidatura e Ekaterini Sakellaropoulou fitoi mbështetjen ndër-partiake dhe u mirëprit pas një periudhe të vështirë për politikën e jashtme greke.

Ajo mori votat e 261 deputetëve, pra 61 vota më shumë sesa e përcakton Kushtetuta e vendit, shkruajnë mediat greke.

“Ka ardhur koha që Greqia të hapet drejt së ardhmes”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në fillim të këtij muaji.

63-vjeçarja që prej vitit 2018 ka drejtuar Gjykatën e Lartë administrative të Greqisë, Këshillin e Shtetit, ku ajo ishte përsëri e para grua në këtë post.

Ajo ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin Sorbonne në Paris dhe është eksperte e Kushtetutës.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera