» Plagosja e dyfishtë/ Gjendet një kallashnikov brenda mjetit të shkrumbuar, forca të shtuara policie me qen kontrolle në banesa

Plagosja e dyfishtë/ Gjendet një kallashnikov brenda mjetit të shkrumbuar, forca të shtuara policie me qen kontrolle në banesa

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, që tronditi qytetin e Vlorës këtë mbrëmje, ku u plagosën me armë zjarri dy persona.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb nga vendi ku u gjet e shkrumbuar një makinë tip “Benz A-Class”, që dyshohet se është përdorur nga autorët për vrasjen e dyfishtë të kunetërve Nikollaq dhe Ronald Çepaj.

Mjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht, ndërsa në magazinën e tij është gjetur dhe një armë tip kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

Ndërkohë, mjeti i djegur është gjetur në një rrugë të fshehtë, top labirinthi, dhe që është shumë e vështirë për t’u futur, por sipas gazetarit Mehmeti, autorët janë detyruar të përfundojnë aty, për shkak se janë ndjekur nga policia, pasi plani i tyre dyshohet se ka qenë ndryshe.

Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin, si dhe kanë shkuar forca të tjera me qen, që po vijojnë kërkimet në zonë, madje edhe në banesa./bw


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera