» ‘Nuk kemi probleme politike’, Irani kërkon të bëjë aleat Indinë: Kundërshtoni sanksionet e SHBA, blini naftën tonë

‘Nuk kemi probleme politike’, Irani kërkon të bëjë aleat Indinë: Kundërshtoni sanksionet e SHBA, blini naftën tonë

Problemi kryesor i Iranit tashmë janë sanksionet që i ka vendosur SHBA, në industritë kyçe të saj dhe një ndër to është edhe nafta.

Por teksa në perëndim e ka të vështirë gati të pamundur të bëjë qoftë dhe një aleat, Irani i hedh sytë nga Lindja.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif i ka bërë thirrje Indisë të kundërshtojë sanksionet e ashpra dhe presionin e madh të SHBA duke blerë naftën e Iranit, pasi është në interes të vendit të saj.

‘Asnjëherë nuk kemi përfshirë politikë në marrëdhëniet tona energjetike. Dhe nëse e kemi bërë, ne nuk kemi probleme politike me Indinë. Ne jemi burimi i sigurt i energjisë për Indinë.’- tha Zarif.

Në fakt, India është vendi i dytë më i madh për nga popullsia në gjithë botën duke përbërë 17.7% të të gjithë botës, ose ndryshe sa popullsia e Evropës, SHBA-së dhe Amerikës së Jugut bashkë.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!