» Kushtet e vendosura nga Gjermania, Angela Merkel flet për Shqipërinë para samitit të Zagrebit

Kushtet e vendosura nga Gjermania, Angela Merkel flet për Shqipërinë para samitit të Zagrebit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu edhe një herë mbështetjen e saj të palëkundur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një takimi me homologun kroat, Andrej Plenkovic.

Merkel doli në një konferencë shtypi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ku edhe ka folur për samitin e Ballkanit Perëndimor në Zagreb, që do të vendosë mbi fatin e Shqipërisë në BE.

Angela Merkel tha ndër të tjera se “është shumë e rëndësishme që të ketë përparime në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelarja gjermane u shpreh pro çeljes së negociatave me të dy vendet njëherazi, si me Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe me Shqipërinë: “Shqipëria ka plotësuar shumë kërkesa që i kishim vendosur. Sidomos procesin e Vetting-ut dhe tani ka ardhur koha që të çelen negociatat”, tha ajo ndër të tjera.

Merkel kujtoi po ashtu edhe se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar kushtin që bllokonte deri tani çeljen e negociatave, arritjen e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

“Nëse duam të jemi të drejtë, atëherë ne duhet t’i trajtojmë të dy vendet së bashku, pavarësisht se ato pastaj do të ndjekin procedura të ndryshme, në bazë të vlerësimeve që do t’u bëhen”, tha kancelarja gjermane. Merkel tha se pas mosarritjes së një marrëveshjeje vitin e kaluar, tani do ta trajtojmë çështjen edhe në samitin e Këshillit të BE-së në Bruksel, qysh në muajin mars.

Presidenti francez Emmanuel Macron, frenuesi kryesor i zgjerimit të BE-së, kishte dhënë sinjale zhbllokimi të qëndrimit të tij pas një takimi në Paris me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, më 7 janar të këtij viti.

Plenkoviç e përmendi në Berlin takimin e tij me Macronin, por nuk dha detaje.

Kroacia dhe më pas Gjermania kanë në dorë kryesinë e radhës së BE-së. Plenkoviç ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në panairin e produkteve ushqimore, Java e Gjelbër.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!