» Siri, rreth 13 mijë civilë zhvendosen në afërsi të kufirit me Turqinë

Siri, rreth 13 mijë civilë zhvendosen në afërsi të kufirit me Turqinë

Rreth 13 mijë civilë tjerë janë zhvendosur në dy ditët e fundit në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve intensive nga regjimi sirian dhe mbështetësit e tij.

Sipas informacioneve të marra nga Koordinimi i Ndërhyrjes Siriane, që përpilon të dhënat lidhur me civilët e zhvendosur nga rajoni, mësohet se si pasojë e sulmeve të kryera edhe me mbështetjen ajrore të Rusisë, ka filluar zhvendosja nga vendbanimet Han Asal, Kefer Naha dhe Ayn Cara.

Për shkak të sulmeve të kryera në dy ditët e fundit kanë mbetur pa shtëpi 12, 884 civilë të përbërë nga 2, 386 familje.

Një pjesë e madhe e civilëve të zhvendosur janë strehuar në rajonet pranë kufirit me Turqinë ndërsa një pjesë tjetër në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!