Le Temps (1914): Kur 19 vjeçari Ahmet bej Mati (Zogu), personalitet i vlerësuar në Shqipëri dhe armik i betuar i Esat pashë Toptanit, mori drejtimin e …

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Janar 2020

 

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 18 qershorit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me cilësitë (aftësitë) e Ahmet Zogut, kur ai ishte vetëm një 19 vjeçar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ahmet Zogu – Burimi : Royal Court Of the Albanians – Oborri Mbretëror i Shqiptarëve

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 17 qershor.

 Sipas një shkrese që na ka ardhur këtu, Ahmet bej Mati,  i cili marshoi me 1.500 ushtarë kundër Tiranës, mori drejtimin e këtij qyteti në emër të princit të Shqipërisë.

 Ahmet bej Mati është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qendrore, mysliman dhe armik i betuar i Esat Pashës.

 Pasi hyrjes së tij në qytet, shumë prej kryengritësve të çarmatosur e deklaruan veten në favor të princit.

 Ahmet bej Mati i kërkoi princit të akordonte një amnisti.

 

360grade.al

Armatosja e frikshme e Ukrainës dhe Ofensiva e Pranverës!| Lufta dhe Paqja

Të tjera