Studimi: Dembelizmi shkakton 3.2 milionë vdekje çdo vit: Pse jemi programuar të jemi dembelë …

Nga Boris Cheval, Matthieu Boisgontier & Philippe Sarrazin “The Conversation”

Nëse zakonisht duhet që ta detyroni veten të ngriheni nga shtrati, për t’u marrë me ndonjë aktivitete fizik, mësojeni se nuk jeni i vetmi në këtë situatë. Për dekada të tëra, fushatat sensibilizuese na kanë inkurajuar ta mbajmë trupin tonë në formë, përmes ushtrimeve fizike.

Por rreth 30 për qind e të rriturve, nuk janë dhe aq aktivë. Dhe numri i njerëzve me një jetë sedentare, po rritet vazhdimisht kudo në botë. As Franca nuk bën përjashtim. Nëse “të marrit me shumë aktivitet fizik”, klasifikohet në 5 aspiratat më të mira për Vitin e Ri, 75 për qind e francezëve nuk janë mjaftueshëm aktivë.

E megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se çdo vit 3.2 milionë vdekje mund t’i atribuohen pikërisht mungeses së aktivitetit fizik. Pra një vdekje në çdo 10 sekonda. Por pse jemi të paaftë të jemi fizikisht aktivë, edhe kur e duam këtë gjë?

Për të kuptuar “luftën” midis synimeve tona pozitive dhe impulseve tona kontradiktore, janë zhvilluar disa teori shkencore, siç janë modelet e procesit të dyfishtë. Në këto modele, mekanizmat që shpjegojnë sjelljen tone, ndahen në dy kategori: mekanizmat racionalë, që menaxhohen nga sistemi reflektiv, dhe mekanizmat emocionalë, të menaxhuara nga sistemi impulsiv.

Ky i fundit, organizon pjesën automatike dhe instinktive të sjelljeve tona. Ai mund të lehtësojë ose përkundrazi të parandalojë sistemin reflektiv, që të vërë në jetë synimet tona. Shembulli i dytë, është ilustruar qartazi në një studim që kemi kryer së fundmi. Qëllimi i tij, ishte të kuptonim kushtet e efikasitetit të mesazheve që promovojnë aktivitetin fizik.

Pra, ne donim të zbulonim nëse arsyeja mund të triumfojë mbi impulset tona, kur është fjala për të motivuar veten të jemi fizikisht më aktivë. Së pari, pjesëmarrësit në studim morën pjesë në një prezantim, që prezantonte rekomandimet mbi aktivitetin fizik që është i dobishëm për shëndetin e tyre (30 minuta ushtrime ditore, të shpërndara në seanca prej 10 minutash).

Për të matur prirjen e tyre impulsive ndaj një jetë sendentare, iu kërkua të kryejnë një detyrë eksperimentale, një videolojë. Kjo lojë konsiston në lëvizjen rreth një avatari në ekranin e kompjuterit, duke përdorur një tastierë. Në njërin prej kushteve të eksperimentit, pjesëmarrësi duhet të lëvizë avatarin sa më shpejt që të jetë e mundur drejt imazheve që përfaqësojnë aktivitete fizik (ecje, lëvizje me biçikletë, not …) dhe ta largojë atë nga imazhet që paraqesin një jetë sedentare (televizion, ashensor… ).

Në gjendjen tjetër, është e kundërta; avatari duhet të zhvendoset drejt pamjeve që shfaqin aktivitete fizike minimale, dhe që u largohen imazheve të stërvitjes fizike. Sa më shpejtë që pjesëmarrësi në studim afrohet ndaj imazheve të një jetë sedentare, aq më e madhe është prirja e tyre impulsive drejt një stili sedentare jetese.

Në fakt tërheqja drejt një jetë pa shumë aktivitet fizik, duket sot paradoksale. Por nuk është e tillë nëse shihet historia e evolucionit të njeriut. Në të vërtetë, kur ishte e vështirë të gjendej ushqimi, kalimi i shumicës së kohës ulur, mundësonte kursimin e energjisë, dhe kjo gjë ishte shumë e rëndësishme për mbijetesën.

Prirja për të minimizuar lëvizjet e panevojshme, mund të shpjegojë edhe pandeminë aktuale të jetesës sedentare, pasi gjenet që i lejojnë individët të mbijetojnë, kanë më shumë gjasa të jenë të pranishme edhe tek brezat e ardhshëm. Në një studim të kohëve të fundit, ne synuam të vlerësonim nëse tërheqja automatike ndaj sjelljeve sedentare, është e “gdhendur” në trurin tonë.

Pjesëmarrësit në këtë studim, u vunë të luanin lojën e mësipërme kompjuterike, por këtë herë elektrodat matën aktivitetin e trurit të tyre. Rezultatet e këtij eksperimenti, tregojnë se për t’u larguar nga imazhet e një jetë sedentare, truri ynë duhet të përdorë një sasi më të madhe burimesh, sesa për të larguar nga imazhet ku tregohet një aktivitetit fizik intensiv.

Gjithsesi, nuk duhet të besohet se ne kemi evoluar vetëm për të minimizuar lëvizjet e panevojshme. Ne kemi evoluar edhe për të qenë fizikisht aktivë. Gati 2 milionë vjet më parë, kur paraardhësit tanë po i përshtateshin stilit të jetesës së gjahtarit, aktiviteti fizik u bë një pjesë thelbësor e jetës së tyre të përditshme:ata ecnin mesatarisht 14 km në ditë.

Kështu, përzgjedhja natyrore favorizon individët që janë në gjendje të kenë një sasi të madhe të aktivitetit fizik, dhe jo ata që priren të kursejnë energjitë e tyre. Hapi i parë drejt një jetese më aktive, është të ndërgjegjësohemi mbi forcën instiktive, që po na shtyn të minimizojmë aktivitetin tonë fizik. Kjo vetëdije, na lejon t’i rezistojmë mundësive të panumërta që na ofrohen për të pasur një jetë sedentare./Përshtati në shqip CNA.al

360grade.al

SPAKU, kjo “Parti” e Re, përtej të Majtës dhe të Djathtës…

Të tjera