» Mbyllet Sondazhi në 360grade/ A duhet të besojmë te presidenti serb Aleksander Vuçiç?

Mbyllet Sondazhi në 360grade/ A duhet të besojmë te presidenti serb Aleksander Vuçiç?

“A duhet të besojmë te presidenti serb Aleksander Vuçiç?”, kjo është tema e sondazhit të ri të çelur në 360grade.al për lexuesit e saj. Duke u nisur nga debati më i fundit politik, për Mini-Shengenin Ballkanik, 360grade.al ka hedhur për lexuesit e saj sondazhin me tematikë:  “A duhet të besojmë te presidenti serb Aleksander Vuçiç?”. Përgjigja është e mbyllur me po ose jo.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe lidër të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ku nuk përfshihet Kosova, janë duke zhvilluar një proçes bisedimesh për krjimin e Mini-Shengenin Ballkanik. Ky proçes ka hasur në një diskutim të gjerë dhe një debat të ndezur mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe homologut të Kosovës, por dhe në opinionin publik, për shkak të pjesëmarrjes në bisedime edhe të Presidentit Vuçiç.

Kryeministri Rama dhe presidenti Vuçiç e shfaqin idenë e Mini Shengenit si një nismë që do të çojë përpara ekonomitë e vendeve te Ballkanit dhe do rrisë tregëtinë dhe punësimin. Ndërsa nga ana tjetër, kundërshtarët e kësaj nisme tregojnë me fakte se Shqipëria nuk përfiton asgjë nga Mini Shengeni dhe kjo vetëm i jep mundësinë Serbisë te ketë një dalje në det, duke shfrytëzuar portet tona. Dhe më e keqja duke anashkaluar dhe lënë jashtë Kosovën.

Sot 360grade.al, mbyll sondazhin, ku në total kanë votuar 1063 lexues, me një shumicë dërrmuese, e cila mendon se presidenti serb Vuçiç nuk është njeri që mund ti besohet (94%, 996 vota), dhe vetem 6% e votuesve (67 vota) mendojnë se mund ti besojnë Vuçiç dhe nismës së Mini Shengenit Ballkanik

 

 

 


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!