» Tragjike/ Makina bie në humnerë, vdesin dy tifozë, tre të plagosur rëndë

Tragjike/ Makina bie në humnerë, vdesin dy tifozë, tre të plagosur rëndë

Dy tifozë të ekipit të Malit të Zi, Buducnost kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi makina e tyre përfundoi në humnerë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, që konfirmojnë se viktimat janë të rinjtë, Miljan Bobicic dhe Marko Lazarevic. Ndërkohë, sipas asaj që shkruan “Vijesti.me”, të plagosurit janë Jovan Boljevic, 20 vjeç, Dragan Bulatovic, 20 vjeç dhe Ilija Jevric, 18 vjeç.

Gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë. Pesë tifozët po udhëtonin drejt Grbalj për të qënë në stadium në mbështje të ekipit të tyre të zemrës, Buducnost.

Megjithatë, një përplasje kokë më kokë me një automjet tjetër, tip “Wolkswagen” bëri që mjeti të humb kontrollin dhe të “fluturojë” drejt humnerës. Ekipi i tyre i zemrës fitoi me shifrat 4-0, teksa “mbuloi” në zi rrjetet e saj sociale.

/Ora News.tv/

 

360grade.al

farma
Videoeditoriali i Zhejit/ Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve…

Të tjera