Një festë e madhe për ditëlindjen e Beethoven, ja fondi “special” që ka vendosur në dispozicion Gjermania - 360 Grade

Një festë e madhe për ditëlindjen e Beethoven, ja fondi “special” që ka vendosur në dispozicion Gjermania

Mbi 40 milion € është çmimi i fondeve që qeveria gjermane ka shënuar për festimin e 250-vjetorit të lindjes së Ludwig van Beethoven.

Viti i festimeve fillon të Hënën, 16 Dhjetor – që besohet të jetë ditëlindja e tij e 249 – dhe përfundon në 17 Dhjetor 2020.

Ditë para fillimit të festimeve, vizitorëve iu dha një pamje e ekspozitës speciale “Beethoven. Bota. Qytetari. Muzika” në Galerinë Kombëtare të Arteve në Bon dhe në shtëpinë e rinovuar ku lindi kompozitori.

Festimet fillojnë të hënën, me një hapje zyrtare në Operën në Bon. Koncerte, shfaqje operash, festivale dhe ekspozita për nder të kompozitorit do të zhvillohen në të gjithë vendin gjatë gjithë vitit.

‘Një festë e madhe për ditëlindjen’

Malte Boecker, drejtori i Shoqatës së Përvjetorit të Beethoven, i tha Deutsche Welle rreth nevojës për të organizuar festime të tilla dhe vlerësimit të muzikës së Beethoven.

“Vetëm një pjesë e vogël e veprave të përgjithshme të Beethoven janë mjaft të njohura,” tha Boecker. “Ne kemi iniciuar një numër projektesh që e paraqesin atë në kontekste të pazakonta përtej sallës së koncerteve.”

Kjo përfshin një seri koncertesh shtëpiake në të gjithë vendin, fundjavën që i paraprinë vitit të Beethoven.

“Ne kemi ftuar njerëz në Gjermani të hapin shtëpitë e tyre në koncerte dhe ngjarje private të lidhura me Beethoven për të festuar Beethoven në dhomat e tyre të jetesës ose në kuzhinat e tyre.

Mbi 800 hoste private u përgjigjën. Është një festë e madhe për ditëlindjen. “Ky format, tha Boecker, i përshtatet më mirë ambientit të synuar të kompozitorit:” Muzika e tij e dhomës nuk ishte e shkruar për sallat e koncerteve, por për performancën në shtëpi “.(scan)


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera