» 360 Gradë/ Shpërthen Laert Vasili: Të dalin në bankën e të akuzuarve ata që morën jetë njerëzish!

360 Gradë/ Shpërthen Laert Vasili: Të dalin në bankën e të akuzuarve ata që morën jetë njerëzish!

Aktori Laert Vasili deklaroi në emisionin  “360 Gradë” në RTV Ora se të drejtësia duhet të nxjerrë në bankën e të akuzuarve të gjithë përgjegjësit për shkatërrimin e pallateve pas tërmetit.

Në të kundërt, paralajmëroi ai, do të jetë vetë populli që do të marrë drejtësinë në dorë.

Vasili: Nëse drejtësia nuk merr një vendim të nxjerrë në bankën e të akuzuarve ata që morën jetë njerëzish do të vijë një ditë që populli shqiptar do të marrë shembullin e popullit italian apo popullit helen dhe do të organizojë vetë atë që quhet vendosja e drejtësië. Do të marrë drejtësinë në dorë dhe do të thotë kush ishte ai që ndërtoi duke më grabitur, duke vënë 3000 euro metrin katrorë, 2500 euro, kush i shpik këto çmime? Të ngrihet qiraja e banesave në Tiranë 15%, shqiptarët për shqiptarët ku janë? Nuk mjafton televizioni. Në televizion jemi atdhetarë të jashtëzakonshëm ne.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera