360 Gradë/ Zheji: Njerëz, Kryeministri nuk është Zot! - 360 Grade

360 Gradë/ Zheji: Njerëz, Kryeministri nuk është Zot!

Në një ndërhyrje gjatë emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Zheji vlerëson se menaxhimi i fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti por edhe çdo problematike në të ardhmen do të jetë e vështirë përsakohë në këtë vend çdo gjë rrotullohet rreth një njeriu.

Dhe me të drejtë, ai shtron pyetjen: Do të mbetemi te përqafimi apo zgjidhja?

Zheji: Kur ndodh që për pak sekonda krejt rrjedha e jetës ndërpritet në mënyrë të përvajshme dhe humbet pasurinë më të madhe që janë njerëz, të afërm, ka njerëz që kanë humbur kursimet e një jetë në pak sekonda.  Gjëja e parë ngrihen sytë nga qielli, te Zoti. Ata që besojnë dhe ata që nuk besojnë jam i bindur që shohin nga Zoti. Meqenëse jemi një popull që kemi jetuar shumë vite në diktaturë, kemi qenë dhe të pushtuar, kemi pasur turq. Dikush shikon nga porta lart, dikush nga shoku Enver, tani nga kryeministri i rrallë, mund të ishte dhe Sali Berisha, njësoj. 

Ky të shikuarit lart i njerëzve është një gjë e pafajshme, por është e fajshme për shtetin. Ne asnjëherë nuk kemi sigurinë të shohim anash, institucionet, siguracionet, një shtet përgjegjës, një kryetar bashkie, komune, një ministër. Jemi mësuar gjithmonë me numrin një, ai e zgjidh. Sa më modern dhe funksional është një shtet aq më pak e zgjidh numri një, e zgjidh numri 7, 8, 9,10, njerëz të specializuar, inxhinierët. Nëse do të kishin vënë Sali Berishën për të projektuar pallatet e Durrësit do të ishin shembur të tëra por është Gazmend Oketa aty që ka ndërtuar ato godina që nuk kanë pasur asnjë krisje. 

Në një parti janë të dy, nuk do të thotë se partia e zgjidh, e zgjidh profesionalizmi, përgjegjshmëria. Është ajo që tha inxhinier Oketa pak më parë që nuk e firmos, unë nuk bie dakord me ty ndërtues nëse ti do të vjedhësh në dëm të jetës së kërcënuar të njerëzve. Kjo nuk ka të bëjë me numrin një por atë që quhet shtet institucional. Do të mbetemi te përqafimi apo zgjidhja?


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera