» 360 Gradë/ Post tërmeti, juristja: Prokuroria për herë të parë ndodhet në një boshllëk juridik

360 Gradë/ Post tërmeti, juristja: Prokuroria për herë të parë ndodhet në një boshllëk juridik

Juristja, Enida Bozheku, e sheh të vështirë hetimin dhe nxjerrjen e përgjegjësive të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në godinat kolektive, pallatet.

Në studion e emisonit “360 Gradë” në RTV Ora, Bozheku tha se Prokuroria  ndodhet përpara një problemi juridik që është me boshllëqe juridike, probleme interpretimi dhe mbi të gjitha me klasifikimin për të gjitha llojet e kategorive të subjekteve që do të mbajnë përgjegjësi sipas llojit dhe mënyrës së veprave penale që janë brenda.

Enida Bozheku: Prokurori i Përgjithshëm në daljen e tij të parë më ka pëlqyer shumë se dha një të vërtetë të madhe që nuk ishte thënë. E tha haptazi që janë manifestuar probleme të tilla në legjislacionin tonë që nuk do ti japin zgjidhje reale me dënimin që populli shpreson të marrë për shumë nga hallkat në zinxhirin e kësaj kastrofe. Jo ekskluzivisht janë përgjegjës ndërtuesit, jo ekskluzivisht janë përgjegjës inxhinierët, projektuesit, arkitektët. Edhe ai punëtori me thasët e çimentove, që merr një thes çimentoje dhe bën pjesën e amalgamës që duhet për ndërtimin dhe nje tjetër e heq mënjanë.

 Për këtë ndërtuesi nuk mban përgjegjësi direkte. Prokuroria për herë të parë në historinë e saj ndodhet përpara një problemi juridik që është me boshllëqe juridike, probleme interpretimi dhe mbi të gjitha me klasifikimin për të gjitha llojet e kategorive të subjekteve që do të mbajnë përgjegjësi sipas llojit dhe mënyrës së veprave penale që janë brenda. Prokuroria për momentin ka identifikuar vetëm dy. Po ti rikthehemi mafies së ndërtimit dhe ekziston. Në shumë raste është abuzuar.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera