» “Idhiotis”/ Vizita e Mitcotaqis në ’91 dhe Filip Çakulli përkthyes i Berishës

“Idhiotis”/ Vizita e Mitcotaqis në ’91 dhe Filip Çakulli përkthyes i Berishës

“Idhiotis”

Dimër ‘91
Në Tiranë mbërriti për herë të parë kryeministri i Greqisë, zoti Micotaqis. Në fuqi ishte ende Ramiz Alia. Sigurimi i shtetit bënte ligjin dhe Maliqin. Ishte ky sebepi që Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike, parapëlqeu si përkthyes Filip Çakulin. Duhet thënë se në atë mot miku im ende nuk ishte njohës i mirë i greqishtes, edhe pse një ditë kishte shkëmbyer një replikë “me bereqet” me Abdi Baletën.
“Ti, Filip je filogrek!”
“Jo, i dashur Baleta! Unë jam filoshqiptar dhe grek safi!”

Por le të kthehemi te biseda mes liderit të PD-së dhe mikut nga Greqia.
MICOTAQIS: Zoti Berisha! Duhet të tregoni një kujdes të veçantë për idhiotis…
Filipi, kur dëgjoi fjalën “idhiotis” ngurroi ta përkthente. Berisha e vështroi në dritë të syrit:
BERISHA: Ç’pate?!
FILIPI: Kryeministri grek më duket i lodhur nga politika. Thotë të kemi kujdes për idiotët!
BERISHA: Meqë pyet, thuaji se kemi disa spitale për trajtimin e idiotëve. Një në Tiranë, një në Elbasan dhe një në Vlorë…
FILIPI: Doktor! Pasi i numërova tre spitalet, ky më thotë të të them se për idiotët duhet të krijoni kushte në të gjithë vendin…
BERISHA: Thuaji do ta vëmë si pikë të veçantë në programin elektoral të PD-së…

Kthehet Filipi në shtëpi. Gjënë e parë që bën hap fjalorin.
“Idhiotis” në greqisht do të thotë pronarë!

360grade.al

farma
Videoeditoriali i Zhejit/ Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve…

Të tjera