Të thuash se babagjyshi nuk ekziston mund të kushtoj shumë shtrenjtë - 360 Grade

Të thuash se babagjyshi nuk ekziston mund të kushtoj shumë shtrenjtë

Të thuash që babagjyshi nuk ekziston mund të kushtoj shumë shtrenjtë. Dhe një mësuesi nga Brooklyn të Shteteve të Bashkuara e pagoi me heqjen nga puna pasi i tha nxënësve të tij një deklaratë të tillë.

‘News 12’ raporton se prindërit në shkollën fillore “Park Slope”, u shprehen se fëmijët e tyre u kthyen në shtëpi duke qarë, sepse mësuesi i tyre ju tha se babagjyshi është vetëm një mit i krijuar nga njerëzit dhe se ai nuk ekziston.

Një nënë u shpreh për kamerat e ‘News 12’ se të tilla deklarata i bëjnë keq fëmijëve dhe i frenojnë imagjinatën dhe ëndrrat e tyre.

“Jemi vetëm tre javë para krishtlindjeve, këta fëmijë janë vetëm 6 vjeç. Ti thuash që babagjyshi nuk ekziston i shkakton shumë mërzi, sepse ata janë rritur me figurën e tij dhe akoma mendojnë që dhuratat poshtë pemës së krishtlindjeve janë dhuratë nga ai. Ti thuash fëmijëve babagjyshi nuk ekziston i bën shumë keq  pasi frenon imagjinatën dhe ëndrrat e tyre”, tha nëna.

Ndërsa drejtori i shkollës, Liz Phillips në një letër të dërguar prindërve u shpreh:

“Unë ju garantoj se ky mësues që ishte zëvendësues dhe jo me titull definitiv në shkollën tonë, nuk do të ketë më të drejtë që të japë mësim për fëmijët tuaj. Ne si staf e morëm vendimin për të, dhe vendosëm që ai të hiqet nga puna. Në emër të shkollës, ju kërkoj ndjesë për situatën e krijuar dhe trishtimin që ju kemi shkaktuar fëmijëve tuaj.”/Top Channel


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera