» “Eposi i P.T”

“Eposi i P.T”

Këtu do të prezantojmë librin e autorit Prashant Trivedi *P’s gita’ të titulluar në shqip ‘Eposi i P.T’ të shqipëruar nga Afërdita Zaja. Një libër që këshillohet të lexohet nga kushdo që dëshiron të vërë në praktikë lumturinë, evoluimin, perfeksionimin mendor, psikollogjik, shëndetsor dhe shpirtëror. Libri është shkruar ne formë të qartë, çdo faqe nuk përmban shumë fjalë por ato që përmban janë të mbushur me thelbe.

Ndër të tjera autori i këtij libri shpjegon qartë se si liria e vërtetë gjithmonë ka qenë çlirimi trupit dhe shpirtit nga dhimbja, tortura e mbretërive më të ulta si edhe edhe ngritja e tij për në mbretërinë më të lartë të hyjnisë. Çfarë është evoluimi dhe përse ajo është një nga qëllimet kryesore të çdo njeriu ne toke dhe nuk është fjala këtu për gënjeshtrat e evoluimit të njeriut nga majmuni kuptohet. Ti evoluon vetëm atëherë kur lavdëron natyrën rreth teje, më të lartin dhe hyjninë. Evoluimi i njeriut fillon atëherë kur ai qendërzon atë që ka në dorë dhe ky është instrumenti i tij i vetëm pra trupi i tij fizik. Për çfare shërben trupi dhe përse njeriu në këtë jetë duhet të përgatisi trupin apo adn-në e tij për të kapërcyer matriksin e këtij plani, së pari duke lavdëruar natyrën dhe më pas duke lavdëruar apo shërbyer hyjnisë. Autori i këtij libri deklaron se trupi i njeriut përbëhet kryesisht nga 5 elementet e natyrës uji, zjarri, toka, eteri dhe ajri dhe shpirti ngjitet në mbretëritë më të larta vetëm pas pastrimit të elementëve në trup sepse elementi është elementar. Ç’do të thotë të lindësh dy herë, lindja e parë është kur del nga nëna fizike kurse lindja e dytë është kur ti hyn brenda tek hyjnia dhe hyjnia bëhet nëna, babai, gjithçka. Shqipja e thotë thjesht dhe pastër Hyji (ang. divine) dhe Hyj (ang. enter), kemi gjithashtu aforizmën e famshme të Petro Zhejit ‘Hyni ai që hyni’. Vetëm atëherë kur dikush lind dy herë bëhet një njohës i diturisë multiversale që do të thotë ai bëhet me të vërtetë i lirë.

Autori përshkruan sesi në tregimet e lashta të vedave, gratë zakonisht i zgjidhnin burrat e tyre në një ceremoni të quajtur ‘swayamvar’, në parim ato zgjidhnin këdo që ato mendonin se ishte lloji më i mirë ose nuk zgjidhnin ndonjë nga burrat nëse mendonin se askush nuk ishte fort i mirë. Në libër do të lexoni a ekziston ferri, përse ferri është thjesht dhimbja dhe tortura dhe për çfare shërbejnë ferret, ferret nuk janë krijuar për ndëshkimin e njerëzve ndaj veprimeve që ata kanë bërë, ferret gjenden aty për të gjithë ata që nuk kanë ndërmend të ndryshojnë për të përkrahur ligjet e multiversit. Në libër do të lexojmë çfarë është demiurgu i kësaj bote, kush quhet i ligu dhe sesi i ligu apo e keqja lindi vetëm nga mosdëshira për të folur mbi natyrën hyjnore të hyjnisë. Autori përshkruan bukur kozmogoninë, se si multiverset buruan nga ‘njëshi’ dhe pas një periudhe kohe energjitë e disa niveleve të këtij multiversi u manipuluan për të krijuar diçka të ‘paperëndishme’ që do të thotë ‘të dhimbshme’, ajo u bë e ‘dhimbshme me kalimin e kohës. Kur ka një ‘largim prej zotit’ atëherë ‘dhimbja’ do të ekzistojë, kujtojmë aforizmën e Petro Zhejit: Lënda Lindi nga Lëndimi.

 

PT përkufizon ‘hyjninë’ në mënyrë të qartë shkencore dhe mitollogjike, sipas tij hyjnia është degëzim i përsosur sipas raportit të artë phi apo Paramatman që në shqip tingëllon i kuptueshëm si Ati i parë, apo ndryshe hyjnia është fraktalitet & koherencë e plotë e përkryer. Ndërsa fryma apo shpirti është koherencë e limituar. Ai është ndër të parët që na revelon se ka ndryshim themelor midis frymës dhe shpirtit. Në përgjithësi ne njerëzit kemi frymë dhe jo shpirt sepse që të kesh shpirt duhet të kesh të njëjtin nivel koherence me atë të diellit. Fjala ang. soul (shpirt) vjen nga ‘sol’ apo italishtja ‘sole’ ose ‘diell’ dhe kjo jepet bukur edhe në shqip ku kemi aforizmën * Ai që ka diellin afër ai ka një Dell*. Shpeshherë brenda librit do të shikoni në formë teksti edhe emrin e këngëve të krijuar po nga Prashant Trivedi dhe për ata që dëshirojnë të dijnë akoma më shume lidhur me tingujt e termit korrispondues apo prejardhjen e tyre kanë mundësi t’i dëgjojne ato direkt në you tube apo në lotusocean blog.

 

Autori i ‘Eposi i PT’ na rikthen tek dituria e lashtë e vedave, sipas tij një herë e një kohë jo vetëm India por e gjitha toka quhej Bharat. Kjo na sjell ndër mend qytetin tonë të lashtë në Shqiperi Beratin. Studime gjuhësore, fillosofike, mitollogjike, kozmollogjike të lidhjes së thellë midis gjuhës Sanskrite dhe Shqipes gjenden tek libri i profesor Petro Zhejit ‘Shqipja dhe Sanskritishtja’ dhe përfundimi im është se dituria e vedave ka qenë edhe ai i Shqiptarëve të lashtë dhe për këtë dëshmon gjuha Shqipe e sotme por disi e koduar. Këtu po ç’kodojme disa prej tyre me ndihmën e librit të të madhit Prashant Trivedi ‘Eposi i PT’. PT na tregon se koncepti i vedave mbi zotin personifikohej gjithmonë nga arketipi i ‘krishn’ joshësi magjepsës që të gjithë dashuronin, lozonjari. Për vedat Zoti nuk dukej i vrazhdë me një kurorë brirësh si xhaxha i vjetër i zymtë si Santa por do të dukej rinor, seksi, i lumtur, interesant përtej imagjinatës, inteligjent, lozonjar dhe argëtues sepse këto cilësi i përkasin Hyjnisë, role të cilat i ligu është përpjekur t’i luajë në mënyrë të pasuksesshme.

Përmbajtja e këtij libri është e shkurtër dhe mjaft e thjeshtë për t’u lexuar dhe duhet lexuar me zë të lartë dhe jo vetëm nëpërmjet mendjes sepse kemi të bejmë me parime të pastra të Multiversit. Disa prej ketyre parimeve të pastra të marra nga Eposi i PT janë:

Jo fati por ‘Veprimi që kryen është më Supremi’. Veprimet kanë pasoja dhe dituria e pasojave është dituria e vërtetë. Vetëm atëherë kur arrin të kesh një jetë dhe një vdekje të suksesshme atëherë ke dituri të plotë përndryshe do të mbizotërojë egoja jote ose gënjeshtra se ti i di të gjitha. Pavarësisht sesa shtëpi ke blerë njeriu nuk e zotëron tokën, ajo do të jetë gjithmonë e dhënë me qira prej hyjnisë. Ti mund t’i përmirësosh shqisat e tua vetëm nëpërmjet lidhjes me natyrën dhe atëherë llogjika jote gjithashtu do të përmirësohet. Do të bësh zgjidhje më të duhura për jetën tënde. Shqipja e thotë bukur: Shka ndi ti di! Forcimi i shqisave të bën të shquar. Individët lindin vetëm nga vendimi për t’i shërbyer të lartit & hyjnisë për të fituar perspektivë më të lartë gjë e cila kërkon disiplinë, duke filluar kështu nga disiplina e instrumentit të vetëm që ke në dorë që është qendërzimi i trupit tënd. Qendërzimi të çon tek kuptimet e thella jo të menduarit. Qendërzimi, vendosja e trupit e në qendër është i vetmi ilaç i vërtetë, është meditimi në kuptimin e plotë të fjalës. Të sjellësh energjinë në qendër për të lavdëruar natyrën, më të lartin/hyjninë është e vetmja gjë me të vërtetë ESENCIALE. Çdo dëshpërim, lëkundje humori, sëmundje, dhimbje apo torturë zhduket vetëm kur ti qënderzon trupin dhe energjitë e trupit tënd sepse ‘Qendra është e vetmja që Qëndron’ (Petro Zheji, ‘Libri i Aforizmave)!

Kurrë dikush nuk ka shpjeguar kaq bukur siç e ka përshkruar Prashanti lidhur me ‘lopën’. Lopa është supreme midis të gjitha kafshëve që enden në këtë tokë, ajo është vetë toka në një formë më kompakte. Fakti që shumica e njerëzve e pijnë qumështin e saj e bën atë një nënë të vërtetë për të gjithë. Derisa njerëzit të fillojnë t’i trajtojnë mirë lopët, do të kenë të gjitha sëmundjet, luftërat, skëterret mendore dhe palumturitë. Prashanti sugjeron ushqimet vegjetariane dhe na revelon se ngrënia e mishit ka nje çmim, njerëzve nuk u është thënë çmimi që ata do të paguajnë për këtë, le të jenë të informuar se ai do të jetë përtej limitit të kartave të tyre të debitit & kreditit.

LPSH-ja është një nga ligjet më të rëndësishme të Multiversit i cili vlen për të gjitha botët dhe për cilëndo qenie. Qendron për Lavdërim, Përkulje dhe Shërbim ndaj natyrës, më të lartit dhe hyjnorit. LPSH-ja zhduk të gjitha karmat e të gjitha jetëve dhe të sjell lumturi supreme. Rëndësia e lavderimit është theksuar si kurrë ndonjëherë vetëm nga guru suprem Prashant Trivedi. Kemi në ang. ‘Praise’ që do të thotë Lavdërim pra kur lavdëron ose lartëson dikë, kurse ang. ‘raise’ do të thotë Lartë. Pra përsëri nëse shqipja e dëshmon këtë fakt, do të thotë se lavdërimi ushtrohej nga të lashtët tanë dhe nëpërmjet këtij proçesi ata merrnin fuqi ose lartësoheshin. Kush është e mirë Lutja apo Lavdërimi? Kur ne lutemi ne kërkojmë diçka apo ndihmë nga perëndia gjithmonë, lutja është egoiste dhe nuk të ndihmon të evoluosh përkundrazi të bën të degradosh dalngadalë. Shqipja e thotë bukur me operatorët e saj të lirë ‘la’ dhe ‘ul’, pra kemi në shqip: ‘Lavdërimi i më të lartit të ngre lartë’ dhe ‘Lutja të ul’, aq me tepër që kur ne lutemi në heshtje energjia jote që mund të aktivizohej vetëm nëpërmjet zërit ulet gjithashtu. Kur ti lavdëron natyrën, me të lartin apo hyjninë në çfarëdolloj kapaciteti që ke e gjithë ndihma që të nevojitet & më shumë do të merret parasysh sidoqoftë.

Askush nuk mund të evoluojë pa iu përkulur më të lartit & hyjnisë së vërtetë, pa përkulje mendore & trupore me pozicionet e nevojshme ka vetëm shkatërrim. PT deklaron se e rëndësishme për t’u mbajtur mend është se e gjithë e keqja apo i ligu lindi vetëm nga vendimi i thjeshtë për të mos u përkulur ndaj hyjnisë apo Zotit. Të gjitha evoluimet, të gjitha dituritë, ngritja e një niveli më të lartë se aty ku ndodhesh, lumturia, gëzimi nuk vijnë nga të menduarit, lexuarit, analizimit apo fokusimit tek vetja por varen vetëm nga praktikimi i lavdërimit, përkuljes dhe shërbimit ndaj së pari natyrës, më të lartit dhe hyjnisë. Nëse dëshiron t’a vesh atë në praktikë menjëherë mund të fillosh të lavdërosh bukuritë e natyrës që shikon tek libri i ‘Eposi PT’, ku ndër të tjera do të shikoni edhe fraktalitetin apo sinkronizimin perfekt të Prashantit me natyrën përreth tij. Dhe nëse shikon akoma më thellë në libër do të zbulosh edhe cilësi të vetë hyjnisë dhe nëse i flet ato me zë nga qendra e gojës ti kështu e lavderon atë dhe automatikisht kjo do të të çojë në një gjendje më të lartë mendore, psikollogjike, shëndetsore dhe shpirtërore. Vënia në praktikë e LPSH-së është vetëm pozitive, natyrale. Ajo jo vetëm që të bën të evoluosh por edhe e bën më të lehtë ditën e gjykimit pasi Prashanti deklaron se se kjo ditë ka arritur tashmë këtu dhe të gjithë janë duke u gjykuar tani për tani çdo ditë.

 

Për më tepër detaje lidhur me këtë libër shikoni videon në youtube:

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera