» Megaoperacioni me 100 karabinierë/ Sekuestrohet kokainë dhe 300 mijë euro, goditet grupi kriminal i shqiptarëve

Megaoperacioni me 100 karabinierë/ Sekuestrohet kokainë dhe 300 mijë euro, goditet grupi kriminal i shqiptarëve

Mëngjesin e ditës së sotme policia italiane ka zhvilluar një megaoperacion ku në pranga kanë rënë 15 persona, tre prej tyre shqiptarë

Në këtë operacion janë angazhuar rreth 100 karabinierë të Bergamos, Milanos dhe Bolzanos, me mbështetjen edhe të Policisë Kriminale Shqiptare të aktivizuar nga Interpol.

Grupi i kokainës kishte më shumë anëtarë shqiptarë, shkuajnë mediat e huaja.

Shqiptarët, afrikanët dhe një italian u shfaqën si trafikantë droge, me role të ndryshme, si pjesë e një hetimi të kryer nga Njësia hetimore e kryeqytetit Orobic.

Personat e arrestuar u kapën një në provincën e Bolzano, një në territorin e Sesto San Giovanni, ndërsa të tjerët u gjurmuan të gjithë në zonën e Bergamos së Poshtme.

Hetimi për grupin është vazhdimësi e operacionit të mëparshëm “Roman 2017”, i koordinuar nga prokurorët e Prokurorisë Publike të Bergamos, Davide Palmieri dhe Gianluigi Dettori. Jetimet filluan në janar të vitit 2017 dhe kishte për qëllim kundërveprimin e fenomenit në rritje të trafikut të kokainës.

Aktiviteti hetimor nxorri në dritë ekzistencën e një grupi kriminal kushtuar trafikimit të sasive të mëdha të kokainës.

Përveç strukturës organizative dhe identifikimit të detyrave të paligjshme të kryera nga secili person i grupit, hetimet bënë të mundur gjetjen e një flote të madhe automjetesh të përdorura për shpërndarjen e drogës me fund të dyfishtë.

Skema e trafikut të kokainës

Kokaina, që falë hetimeve rezultoi se u kthye në territorin Hollandez, u transportua në apartamente të ndryshme në provincat veriore italiane, që përdoreshin nga grupi si baza të drogës.

Në apartamente shpërndarjen e bënin “korrierët e huaj”, të cilët përdornin makina me targat franceze dhe gjermane. Në makina ishin krijuar vende të posaçme për fshehjen e mbio 100 kilogramëve drogë.

Sekuestrimi

Si rezultat i operacionit policia gjeti dhe sekuestroi 24 kilogramë kokainë, gjysmë kile heroinë, 1 pistoletë dhe mbi 300 mijë euro para të gatëshme.

Sipas Njësisë së Hetimit të Karabinierëve të Bergamos thuhet se qarkullimi i aktivitetit kriminal të zbuluar vlerësohet 6-7 milion euro, për një ‘raund’ droge, për rreth 100 kg në një vit e gjysmë.

polica


360grade.al


Kohët e palavdishme që po jetojmë …

Të tjera