“Të parandalojmë ‘dimrin ekonomik’”, Basha propozon paketën me 5 pika për Durrësin: Nga heqja e taksave tek energjia dhe… - 360 Grade

“Të parandalojmë ‘dimrin ekonomik’”, Basha propozon paketën me 5 pika për Durrësin: Nga heqja e taksave tek energjia dhe…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar 5 propozimet për t’i ardhur në ndihmë biznesit në zonën e Durrësit, që është ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, thekson në postimin e tij në Facebook Basha.

basha

Në propozimin e tij, Basha sugjeron: Anulimin e taksës së pasurisë dhe të gjitha taksave dhe tarifave vendore për periudhën e rindërtimit.

Përjashtimin e taksës për të ardhura për të gjitha subjektet që riinvestojnë nga fitimi për të rikuperuar dëmet e tërmetit.

Pezullimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e kërkesave.

Përjashtimi i TVSH në të gjitha materialet, lëndët e para dhe aktivitetet dhe kapitalet të përdorura për rikuperimin e dëmeve.

Po ashtu dhe pezullimin dhe anulimin e pagesave të faturave të energjisë dhe ujit gjatë kohës së katastrofës natyrore.

Basha-paketa


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera