Emri/ Vrasja e shqiptarit në Londër, arrestohet një tjetër i dyshuar - 360 Grade

Emri/ Vrasja e shqiptarit në Londër, arrestohet një tjetër i dyshuar

Arrestohet nje tjeter person, i akuzuar si i dyshuar per vrasjen e 27 vjeçarit shqiptar Grineo Daka në Londër.

Mediat vendase raportojne se eshte arrestuar shtetasi Edison Brahimi, 29 vjeç, nga Camden Road. grineo dakaNderkohe qe me heret ne pranga ishte vene edhe Liridon Saliuka, 29 vjec, me akuzen e vrasjes, mbajtjes se armeve pa leje dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.

27-vjeçari Grineo Daka u qëllua për vdekje në Klubin Phoenix Snooker pas një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve burrash. image (1)

Policia shkoi në vendin e ngjarjes pas raportimeve për të shtëna me armë. Daka u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy burra të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Pas ngjarjes policia beri apel per të identifikuar personat e kapur në kamerat e sigurisë gjatë natës së sulmit. image

Kryeinspektori i hetuesve, Mark Wrigley, tha: “Ne duhet të flasim urgjentisht me njerëzit e paraqitur në pamjet e publikuara sot, pasi ata mund të mbajnë informacione domethënëse në lidhje me vrasjen e Grineo Daka.

Nëse jeni një nga njerëzit në këto imazhe, ose nëse i njihni ato, ju lutemi paraqituni sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi nevojë që komuniteti të na mbështesë dhe të ndihmojë që ata që janë përgjegjës që të dalin përpara drejtësisë”.


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera