» E martuan me shkuesi, nuk e dinte sëmundjen e tij. Shteti i mori edhe dy fëmijët. Rrëfimi i dhimbshëm i gruas: Më kërkuan të divorcohesha, vajzën 2 muajshe ma sëmuri burri

E martuan me shkuesi, nuk e dinte sëmundjen e tij. Shteti i mori edhe dy fëmijët. Rrëfimi i dhimbshëm i gruas: Më kërkuan të divorcohesha, vajzën 2 muajshe ma sëmuri burri

Një histori e dhimbshme është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ku një nënë e re është në ankth për të ardhmen e dy vajzave të saj të mitura. Gjithçka nisi kur familja Uka do të emigronte në drejtim të Francës për të kërkuar azil. Matilda Uka, nëna e dy vajzave, njëra 1 vjeçe dhe tjetra 5 vjeçe, në një lidhje me skype nga Franca tregoi historinë e saj të jetës, ndërsa pohoi se ishte martuar me shkuesi në moshën 17-vjeçare me një burrë që vuante nga epilepsia.

Ajo këtë gjë e merr vesh më vonë dhe kjo do të shkaktojë probleme me ardhjen në jetë të fëmijëve. Matilda tregon se burri ndonjëherë nuk i kontrollonte dot veprimet. Dhe një ditë teksa vajza e vogël dy muajshe po qante, babai e shkund deri sa e vogla sëmurët. Më tej Matilda tha se pas kontrolleve të shumta, mjekët i thanë se vajza ka hemorragji në kokë. Në këtë situatë, Matilda tregon se nga një veprim i pakontrolluar nga babai ka sjellë këtë gjendje të vajzës, ndërsa mjekët kanë sinjalizuar autoritetet.

“Ramë dakord që të fejoheshim, por unë nuk e dija që Armando ishte bërë operacion, më gënjyen se s’kishte më asgjë. Kur jemi larguar kemi jetuar bashkë. Pas 2 muajsh unë isha shtatzënë. Ai ka patur krizën e parë të epilepsisë dhe nuk kuptoja asgjë, ra nga krevati. Mjekët në Turqi nuk po kuptonin asgjë. Martesa shkonte mirë, kur u kthyem në Shqipëri u martuam bëm celebrim sepse unë për shkak të moshës në fillim se bëja dot. Kur erdhëm në Francë na çuan në spital dhe i dhanë ilaçe, sepse në fillim kishte kriza 2 herë në javë. Pastaj gjendja e tij u stabilizua. Kur solla në jetë vajzën e dytë, pas dy muajsh na erdhi letra që duhet të ktheheshim në Shqipëri. I them Armandos; “merr vajzën e vogël që unë të përcjell vajzën e madhe për në shkollë”. E mori vajzën e vogël dhe e tundi shumë fort. Që nga ai moment filluam debatet. Të nesërmen vajza pësoi krizën e parë epileptike, e çuam në spital sepse vajza u bë keq. Kam folur me pediatrin për situatën e vajzës, por nuk e kam denoncuar unë. Mjekët atë ditë e lanë me aq, por më pas pati vajza sërish probleme. Ka qënë shefja e Pediatrisë, e cila më ka thënë që: “Jam e detyruar ta denoncoj burrin tënd”. Ndërsa mua kur më kanë pyetur dhe u kam thënë që; “Ai nuk është i dhunshëm, atë ditë se ka bërë qëllimisht”, -rrëfeu Matilda.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj u arrestua, ndërsa tashmë çifti po divorcohet, ndërkohë që gjykata pritet të japë vendimin.

Mes lotësh Matilda tregoi se si shteti i kishte marrë dy vajzat, si dhe kërkesa nga autoritetet franceze që ajo të divorcohej nga burri.

“Shteti më pas më mori 2 vajzat dhe ishte situatë tepër e rëndë. Më pas u ballafaquam me burrin. Të gjithë më thoshin që ai burrë nuk është i përgjegjshëm për ato që bënë, bëj divorcin me të. Përpara gjyqit Armando më kërcënoi më thoshte se pasi të dilte nga burgu do më vriste. Armando nuk e pranon gabimin e asaj dite. Thotë se vajza ka lindur e sëmurë si ai. Unë për vjehrrin dhe vjehrrën kam shumë respekt, do mbeten përherë gjyshërit e fëmijëve të mi dhe s’do t’i ndajë kurrë”, tha më tej Matilda, raporton BW.

Ndërkohë në studion e emisionit ishte dhe vjehrri i saj Fikriu, i cili pohoi se gjithçka qe kishte thënë Matilda ishte e vërtetë. Ai tha se Matilda duhet të vazhdojë betejën për të mbajtur vajzat e saj.

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera