Tërmeti, rriten çmimet e qirasë së apartamenteve. Agjentët imobiliarë: Çmimet janë rritur me 10-15 % - 360 Grade

Tërmeti, rriten çmimet e qirasë së apartamenteve. Agjentët imobiliarë: Çmimet janë rritur me 10-15 %

Tregu imobiliar, pas tërmetit të 26 Nëntorit ka pësuar ndryshime dhe Tirana është bërë vendi më I kërkuar për banim. Kërkesat në rritje për qiramarrje të apartamenteve, për shkak të shpalljes së pabanueshme të shumë pallateve në Durrës, ka shkaktuar edhe rritje të çmimeve. Agjentët imobiliarë thonë se çmimet e qirave në kryeqytet kanë pësuar 2 javët e fundit një rritje prej 10 deri në 15%.

Qytetarët që janë në kërkim të apartamenteve ne qira, vijnë kryesisht nga zonat e prekura nga tërmeti, Tirana dhe Durrësi, por edhe studentë konviktet e të cilëve janë dëmtuar.

Agjentët imobiliarë thonë se pavarësisht rritjes së çmimeve nga qiradhënësit, ata po përpiqen të luajnë rolin e katalizatorit, me qëllim ruajtjen në nivele të pranueshme të çmimeve të qirave, për të mos prekur shumë buxhetin e qytetarëve, të cilët janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit/BW


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera