“Sa lek i dhe Bleonës tek Falco?”, Bes Kallaku jep përgjigjen e papritur (Video) - 360 Grade

“Sa lek i dhe Bleonës tek Falco?”, Bes Kallaku jep përgjigjen e papritur (Video)

Ka vetëm pak kohë që ka dalë në kinema filmi i parë i aktorit Bes Kallaku, ‘Falco’. Aventura e heroit të filmit zë fill tek fakti se nga personazh i famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një ditë e sheh veten deputet të parlamentit shqiptar.

Një ndër aktoret interesante të kastit të ‘Falco-s’ ka qenë edhe këngëtarja e njohur Bleona Qerreti.

Besi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ ku ndër të tjera u pyet edhe për pagesën që ka marrë Bleona.

“Filmi ka pasur një buxhet të konsiderueshëm. Secili ka qenë i kënaqur me pagesën që ka marrë”, u përgjigj ai.

Ndërsa pyetjes nëse ka mbetur e kënaqur këngëtarja nga kjo pagesë, Besi i është përgjigjur me humor:

“Bleonës sikur edhe 10 milionë dollarë t’i japësh nuk kënaqet”.


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera