» Komandanti rus: Rreziku për luftë mes Rusisë dhe NATO-s po rritet

Komandanti rus: Rreziku për luftë mes Rusisë dhe NATO-s po rritet

Rreziku i luftës në Arktik, që përfshin Rusinë dhe NATO-n po rritet, pohoi një komandant i lartë i Kremlinit.

Parashikimi tronditës erdhi nga zv-admirali Alexander Moiseev, kreu i Flotës Veriore Ruse. Ai theksoi një rritje të konsiderueshme të pranisë së NATO’s në ujërat polare duke paralajmëruar se aktivitetet ushtarake nga Britania dhe SHBA’të së bashku me vendet e tjera perëndimore, janë dyfishuar në 5 vite.

Kjo vjen pasi Vladimir Putin ka urdhëruar rihapjen dhe modernizimin e bazave ushtarake përgjatë 15,000 miljeve të vijës bregdetare të Arktikut të Rusisë.

”Në të ardhmen e afërt, ne duhet të presim një rritje të mëtejshme të pranisë ushtarake të forcave të armatosura të kombinuara dhe, si rezultat, një rritje e gjasave të konfliktit”, tha Moiseev, duke i kërkuar NATO-s të qëndrojë jashtë asaj që Moska e sheh si oborrin e saj polar të pasur me minerale.

”Vitet e fundit, forcat e armatosura të përbashkëta të vendeve anëtare të aleancës kanë realizuar dhjetëra stërvitje, në afërsi të kufijve tanë veriorë.”

Vlerësimet perëndimore sugjerojnë se ekzistojnë burime të mëdha të energjisë së pashfrytëzuar në Arktik që përmbajnë 90 miliardë fuçi naftë, 1.7 trilion metra kub gaz natyror dhe 44 miliardë fuçi lëngje të gazit natyror.

Komandanti i flotës veriore akuzoi Perëndimin se po kërkonte të ushtrojë presion ndaj Rusisë me sanksione dhe të politizojë bashkëpunimin shumëpalësh në Arktik.

Ai akuzoi vendet e NATO-s për dështimin e njohjes së interesave kombëtare ruse dhe gatishmërinë për të përdorur forcën ushtarake si një mjet për të arritur qëllimet politike.

Dhe ai pretendoi se vendet që nuk janë anëtare të NATO-s, si Suedia dhe Finlanda po rrisin interesat e tyre ushtarake të Arktikut – së bashku me vendet që nuk kanë territor polar. “Formacionet ushtarake të shteteve jo të përafërta po përfshihen gjithnjë e më shumë në stërvitje ushtarake dhe ushtrime në rajon, para së gjithash, Suedinë dhe Finlandën, të cilat po marrin pjesë në mënyrë aktive tani,” tha ai.

Moska po kërkon miratimin e KB për pretendimin e saj se kreshtat nën ujë nënkuptojnë që rafti i saj kontinental duhet të zgjerohet, duke rritur të drejtën e tij për të shfrytëzuar rezervat e pashfrytëzuara.

360grade.al

farma
Videoeditoriali i Zhejit/ Koronavirusi, ose mallkimi i të varfërve…

Të tjera