"Diçka e vogël e ftohtë dhe jashtëzakonisht e shpejtë"/ Shkencëtarët: Diçka po fluturon drejt Tokës - 360 Grade

“Diçka e vogël e ftohtë dhe jashtëzakonisht e shpejtë”/ Shkencëtarët: Diçka po fluturon drejt Tokës

Diçka e çuditshme po fluturon drejt nesh. Diçka e vogël dhe e ftohtë dhe jashtëzakonisht e shpejtë. Askush nuk e di se nga vjen apo ku shkon…

Kjo është një kometë ndëryjore – një top i lashtë i akullit, gazit dhe pluhurit, i formuar në rripat e akullt të një ylli të largët, i hedhur nga  graviteti në rrugën e saj drejt nesh, shkruan ‘Washington Post’.

Për astronomët, kjo kometë është një paketë e vërtetë e vogël e të dhënave nga hapësira – një pjesë e një vendi të largët që raca njerëzore nuk do ta arrijë kurrë, çelësi i të gjitha botëve që ne nuk mund t’i vëzhgojmë drejtpërdrejt, transmeton KosovaPress.

Ky është vetëm “ndërhyrësi” i dytë ndëryjorë që shkencëtarët kanë parë në Sistemin tonë Diellor. Dhe kjo është kometa e parë e tillë që ata kanë arritur të eksplorojnë mirë. Duke përcjellë lëvizjen dhe duke studiuar përbërjen e kometës, studiuesit kërkojnë të dhëna për vendin nga erdhi dhe hapësirën që ajo fluturoi për të hyrë në sistemin tonë.

Ata kanë gjetur tashmë një molekulë me bazë karboni dhe ndoshta ujë – dy kimikate të njohura në një objekt jashtëtokësor.


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera