Foto-Tërmeti godet Italinë/ Qytetarët dalin në rrugë nga paniku, dëme të mëdha në banesa - 360 Grade

Foto-Tërmeti godet Italinë/ Qytetarët dalin në rrugë nga paniku, dëme të mëdha në banesa

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka goditur Italinë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lëkundjet më të fuqishme janë ndjerë në Scarperia San Piero, në provincën e Firences dhe në Mugello, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Tërmeti u shoqërua edhe me shumë pasgoditje, njerëzit në panik janë larguar dhe shumë kanë fjetur në makina, bashkë me femijët.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se ka filluar menjëherë raportimi i dëmeve dhe është pëzulluar mësimi në shkollat dhe çerdhet e zonës.

Nga ana tjetër, për shkak të panikut tek qytetarët dhe për çështje sigurie, shkollat u mbyllën edhe në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Viçhio si dhe në komunat përrreth.

Sikurse shikohet nga fotot e mëposhtme, dëme kanë pësuar në ndërtesat Scarperia San Piero dhe Barberino, nërkaq autoritetet italiane kanë pezulluar edhe lëvizjen e trenave.// CNA.al

 

 


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera