Arrestohet plaku 71 vjeçar në Japoni, arsyeja do ju habisë - 360 Grade

Arrestohet plaku 71 vjeçar në Japoni, arsyeja do ju habisë

Një i moshuar 71-vjeçar në Japoni është arrestuar pasi 24.000 herë e ka telefonuar operatorin telefonik të një kompanie telekomunikacioni.

Sipas mediave japoneze, policia e Tokios njoftoi se ka arrestuar pensionistin Akitoshi Okamoto për arsye se ka penguar zhvillimin e punës, pasi ai ka telefonuar mijëra herë operatorin telefonik të kompanisë së telekomunikacionit KDDI me pretendimin se i është shkelur kontrata.

Policia bëri të ditur se Akitoshi dëshiron që të kërkohet falje për shkak të shkeljes së bërë ndaj kontratës së tij, ndërsa ai ka ofenduar punonjësit e kompanisë, ndërsa në disa raste ka ndërprerë telefonatën menjëherë pasi i janë përgjigjur.

Siç thuhet, Japonia është duke u përballur me probleme sociale për shkak të rritjes së moshës së popullsisë.


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera