PROFILI: Njihuni me kryeministren më të re dhe më simpatike në botë - 360 Grade

PROFILI: Njihuni me kryeministren më të re dhe më simpatike në botë

Sanna Marin, do të bëhet kryeministrja më e re në botë pasi të marrë drejtimin e qeverisë së Finlandës.

Ministrja e Transportit u zgjodh nga partia e saj Socialdemokrate për të marrë përsipër detyrën e kryeministres, pasi Antti Rinne u largua. Ajo pritet të betohet në këtë javë.

Siç shkruan BBC, Marin do të udhëheqë koalicionin e qendrës së majtë që përbëhet nga pesë parti të drejtuara nga gra.

Kryeministri Rinne dha dorëheqjen pasi humbi besimin e koalicionit pas disa grevave.

Kur të marrë detyrën, zonja Marin do të jetë kryeministrja aktuale më e re në botë pasi është 34-vjeçe. Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është 39 vjeçe, ndërsa kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk është 35-vjeç.

E pyetur lidhur me moshën e saj të re, Marin tha:  “Asnjëherë nuk kam menduar për moshën apo gjininë time, mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe ato gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit”.

Marin do të jetë kryeministrja e tretë grua në vendin Nordik. Social Demokratët dolën si partia më e madhe në zgjedhjet e mbajtura në prill, dhe kështu mund të emërojnë kryeministrin që drejton qeverinë.

Sipas transmetuesit finlandez YLE, Sanne Marin u rrit nga një nënë beqare dhe ishte e para në familjen e saj që shkoi në universitet. Tani Finlanda mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera