"Ndërkohe që KM-ja ka dalë rrugëve e lyp ndihma vazhdon masakra financiare ..."/ Spahiu reagon për konçensionin e sterilizimit - 360 Grade

“Ndërkohe që KM-ja ka dalë rrugëve e lyp ndihma vazhdon masakra financiare …”/ Spahiu reagon për konçensionin e sterilizimit

Koncesioni i sterilizimit në spitalet rajonale këtë vit do të financohet me 14 milionë euro nga rreth 10.5 milionë euro, që ishte planifikuar për këtë vit, bënë të ditur burimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ose 3.5 milionë euro më shumë se planifikimi fillestar, me një rritje prej 25%.

Të njëjtat burime sqaruan se, planifikimi i koncesionit të sterilizimit për vitin 2019 ka qenë në nivelin 1.28 mld lekë, por mbështetur në vlerën e faturuar për periudhën 10-mujore 2019 në 1.4 miliardë lekë, dhe në pritshmërinë se ky shërbim, deri në fund të vitit do të shkojë në nivelin 1.71 mld lekë.

Pas këtij artikulli të publikuar nga Monitor, reagon ish deputeti Perparim Spahiu‏:

“Ndërkohe që KM-ja ka dalë rrugëve e lyp ndihma sa në lindje sa në perëndim, vazhdon masakra financiare me konçensionet e papërgjegjshme.”, shkruan Spahiu në një reagim në Twitter

 


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera