Dita e Rinisë/ Demalia: Shqipëria sot në një shkretëtirë politike e kontrolluar nga oligarkia e krimit, në bashkëpunim me liderët e dhjetorit dhe ish… - 360 Grade

Dita e Rinisë/ Demalia: Shqipëria sot në një shkretëtirë politike e kontrolluar nga oligarkia e krimit, në bashkëpunim me liderët e dhjetorit dhe ish…

Në Ditën Kombëtare të Rinisë, Ilir Demalia thotë se sot, në vend që të jetë ditë karshilliki komunisto-antikomunist, tregohet gjendja infantile “e një shoqërie që jeton me mite gënjeshtrash”.

Në facebook, Demalia shkruan se të tilla shoqëri janë primitive dhe se rezultati i dhjetorit është gjithë poskomunizmi. “Edhe ato pak vlera qe kishte degraduan deri në rrënim, sa që tashmë, Shqipëria gjendet në nje shkretirë politike e kontrolluar nga oligarkia krimit dhe trafiqeve në bashkëpunim me liderët e dhjetorit dhe ish socialistët e PPSH sot si Rilindje Shallvaresh! Shkretirë institucionale! Shkretitrë e shtetit të së drejtës! Shkretirë demokracie! Shkretirë besimi! Shkretitëre ekonomike!”, shkruan mes të tjerash Demalia.

Postimi i plotë:

 

 

Sot në vend që të jetë ditë karshilliku komunisto-antikomunist, i cili, në mënyrën si është zhvilluar dhe vazhdon ky “konflikt”, ndërmjet, komunistëve-antikomunist të dhjetorit dhe bashkëpuntorëve të Sigurimit të shpalljes së pluralizmit, ashtu si dhe “antikomunistëve” me kulturë komuniste, tregon gjëndjen infantile të një shoqërie që jeton me mite gënjeshtrash. Të tilla shoqëri janë shoqëri primitive dhe ngelin në batakun e moszhvillimit shoqëror dhe shtetëror si funksionim klanor i shtetit.

Rezultati dhjetorit është gjithë postkokunizmi. Fakti që nuk u ndërtua dot demokraci, shtet i së drejtës, media si pushtet i katërt, shoqëri civile në funksion të civilizimit shoqëror, ku kultura, edukimi, shkollat degraduan në mënyrë të frikshme tregon dhe vlerën e dhjetorit të para 29 vjetëve. Nuk u krijuan dot si mendësi fshataro-komuniste-demo(n)kratike!

Edhe ato pak vlera qe kishte degraduan deri në rrënim, sa që tashmë, Shqipëria gjendet në nje shkretirë politike e kontrolluar nga oligarkia krimit dhe trafiqeve në bashkëpunim me liderët e dhjetorit dhe ish socialistët e PPSH sot si Rilindje Shallvaresh! Shkretirë institucionale! Shkretitrë e shtetit të së drejtës! Shkretirë demokracie! Shkretirë besimi! Shkretitëre ekonomike!

Te mburresh me dhjetorin dhe dhjetoristat që krijuan këtë gjëndje në bashkëpunim me regjimin komunist duke krijuar këtë katraurë kombëtare dhe sociale, do të thotë, që nuk është kuptuar asgjë pse shoqëria dhe shteti shqiptar ndodhet në këtë gjëndje! Shqiptarët janë në këtë gjëndje edhe me kontributin e dhjetoristëve që drejtuan dhjetorin. Fakti që në kryesinë e parë të PD ka pasur shtatë bashkëpuntorë të sigurimit duke filluar nga lideri hero tregon qartë edhe pse jemi këtu.

Te gjithë e dinë! Asnjë nuk flet! Pajtohemi me mitet e rreme për të krijuar mite të reja të rreme në funksion të bandave politike. Ky është dhjetori real sot.


360grade.al


Zheji/Videoeditoriali: Kamerat Pas-bythore, duhet të ndjekin vetëm KM-në …

Të tjera