» VIDEO: “S’mund të flasësh për mjaltin, pa e prekur me buzë”, Rama tregon detaje nga takimi me Erdogan

VIDEO: “S’mund të flasësh për mjaltin, pa e prekur me buzë”, Rama tregon detaje nga takimi me Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me presidentin e Turqisë, Erdogan, dhe tha se ndihma që ku shtet ka dhënë ndaj Shqipërisë, në këto ditë të vështira ka qenë mjaft e madhe.

Teksa u pyet nëse kishte besim se do të grumbulloheshin të tjera donacione, pas konferencës që pati me biznesmenë të Lindjes së Mesme, Rama dha një përgjigje batutë, që nuk linte shumë vend për optimizëm: Të flasësh për mjaltin nuk ta embëlson gojën, duhet ta prekësh vetë.

“Për banesat ka filluar puna, jemi duke përcaktuar vendet, kemi identifikuar si më adapt për përmasën e projektit zonën e Laçit, ndërkohë që ndihma ka qenë e gjithanshme, jo vetëm çadra, ka dhjetra inxhinierë që janë në Shqipëri, pa folur për ndihma materiale, gjithçka që ka pasur nevoja në këtë fazë na ka ardhur. 

Kemi folur dhe për disa investime private, por këto janë në diskutim e sipër. Franca dhe Gjermania duhet ta zgjidhin mes tyre se ku do të mbahet konferenca e donatorëve”, tha Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm?????Pas konferencës me Presidentin Erdogan?????https://e-albania.al/dhuro/

Geplaatst door Edi Rama op Zondag 8 december 2019

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera